Neni 17
Pranimet për studimet universitare
Në Universitetin e Tiranës studimet ndiqen
në sistemin me shkëputje nga puna (me ndjekje
të plotë) dhe pa shkëputje nga puna
(me ndjekje të pjesëshme).
1. Pranohen për të ndjekur studimet në
Universitetin e Tiranës:
a) Shtetasit shqiptarë që fitojnë konkursin
në degën përkatëse, mbi bazën
e rezultateve të arritura në provimin e
pranimit;
b) Studentë të transferuar nga universitete
ose shkolla të tjera të larta universitare
të vendit apo të huaja, sipas Nenit 18 të
këtij Statuti;
c) Shtetas të huaj të cilët plotësojnë
kriteret e miratuara nga Këshilli i Ministrave
apo të miratuara me marrëveshje qeveritare
dypalëshe ose shumëpalëshe;
d) Shtetas shqiptarë e të huaj që kanë
përfunduar studimet e larta (degë e dytë)
dhe ata që konkurrojnë për kuota dytësore,
kundrejt pagimit të tarifës së caktuar;
2. Pranohen për t'u regjistruar në konkurs
kandidatët që plotesojnë kushtet:
a) Vërtetojnë me dokument zyrtar shtetësinë
shqiptare
b) Kanë dokument zyrtar të përfundimit
të shkollës së mesme në Shqiperi
ose jashtë saj (ekuivalentuar sipas kritereve
të vendosura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës);
c) Vërtetojnë, me dokument zyrtar, aftësinë
për të ndjekur studimet e larta;
d) Depozitojnë në sekretarinë mësimore
të Fakultetit përkatës, kërkesën
për t'u pranuar në konkursin e degës
që dëshërojnë;
e) Paguajnë kuotën e regjistrimit në
konkurs;
3. Konkurset e pranimit i organizon dekanati, sipas
udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit
dhe të Shkencës dhe kritereve të përcaktuara
në Statut. Programet e konkurimit përgatiten
nga fakultetet dhe institucionet e autorizuara të
Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës.
Rektori miraton programet e hartuara nga fakultetet
dhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencës miraton
programet e hartuara nga institucionet e autorizuara
prej saj. Periudha e regjistrimeve, modalitetet e
zhvillimit të tyre dhe të konkurseve, dokumentacioni
dhe rregullat e konkurimit, përcaktohen në
rregulloren e Universitetit dhe me udhëzime të
posaçme të Ministrisë së Arsimit
dhe të Shkencës.
4. Kandidatët që fitojnë konkursin,
fitojnë të drejtën e studimeve vetëm
duke konfirmuar me anë të regjistrimit për
vitin akademik për të cilin kanë konkuruar;
në të kundërt, Universiteti nuk merr
përsipër ruajtjen e së drejtës
së studimeve.
Neni 18
Universiteti i Tiranes pranon transferime studentësh
nga universitete të tjera, në vite të
ndërmjetme, në të njëjtën
degë dhe sistem dhe lejon largimin e studentëve
të tij për në universitete të
tjera sipas proçedurave të parashikuara
në Rregulloren e tij.
Neni 19
1. Në Universitetin e Tiranës koha e plotë
e studimeve të larta universitare, nuk mund të
jetë me e vogël se 4 vjet, ndërsa koha
e plotë e studimeve të larta jouniversitare
jo më e vogël se 2 vjet dhe ndahen në
vite akademike. Koha e saktë e studimeve për
fushat konkrete, përcaktohet me vendim të
Këshillit të Ministrave.
2. Studenti mund të qëndrojë në
Universitetin e Tiranës mbi kohën normale
të studimeve të degës perkatëse,
për një periudhë të përcaktuar
në Rregulloren e tij.
3. Fakultetet funksionojnë mbi bazën e planeve
mësimore te degëve e profileve, hartuar
sipas udhëzimeve të Ministrit të Arsimit
dhe të Shkencës, të miratuara nga Senati
i Universitetit të Tiranës. Programet mësimore
për çdo disiplinë, hartohen nga grup-lektorësh,
shqyrtohen nga Këshilli i Departamentit dhe miratohen
nga Dekani.
Neni 20
Me përfundimin e studimeve të larta universitare
në Universitetin e Tiranës, fitohen diplomat
me këto tituj:
a) Në Fakultetin e Drejtësisë:
- Jurist
b) Në Fakultetin e Ekonomisë:
- Administrator i Biznesit me profilet: Manaxher i
Biznesit, Administrator i Sektorit Publik, Specialist
i Marketingut, Manaxher i Turizmit
- Financier Kontabilist me profilet: Bankë, Financë,
Kontabilitet
- Ekonomist me profilet: I përgjithshëm,
Ekonomi e Statistikë e Aplikuar
c) Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja:
- Mësues i Gjuhës Angleze në Shkollën
e Mesme
- Mësues i Gjuhës Frënge në Shkollën
e Mesme
- Mësues i Gjuhës Italiane në Shkollën
e Mesme
- Mësues i Gjuhës Gjermane në Shkollën
e Mesme
- Specialist i Anglistikës dhe Amerikanistikës
- Specialist i Gjuhës dhe Kulturës Frënge
- Përkthyes/Interpret i Gjuhës Angleze
- Përkthyes/Interpret i Gjuhës Frënge
- Përkthyes/Interpret i Gjuhës Italiane
- Përkthyes/Interpret i Gjuhës Gjermane
- Specilaist i Gjuhës Greke
- Specialist i Gjuhës Turke
- Specialist i Gjuhës Ruse dhe një Gjuhe
tjetër Sllave
d) Në Fakultetin e Historisë e Filologjisë
- Mësues i Gjuhës e Letërsisë
në Shkollën e Mesme
- Mësues i Historisë në Shkollën
e Mesme
- Mësues i Gjeografisë në Shkollën
e Mesme
- Specialist i Historisë
- Specialist i Gjeografisë
- Gazetar
e) Në Fakultetin e Mjëksisë:
- Mjek i Përgjithshëm
- Mjek Stomatolog
f) Në Fakultetin e Shkencave Natyrore:
- Mësues i Matematikës në Shkollën
e Mesme
- Mësues i Fizikës në Shkollën
e Mesme
- Mësues i Kimisë Biologjisë në
Shkollën e Mesme
- Matematikan
- Fizikan
- Informatikan
- Biolog
- Kimist i Përgjithshëm
- Kimist Ushqimor
- Kimist Industrial
- Farmacist
g) Në Fakultetin e Shkencave Sociale:
- Punonjës Social
- Filozof-Sociolog me drejtim Sociologji
- Filozof-Sociolog me drejtim Filozofi
- Filozof-Sociolog me drejtim mësuesi
- Psikolog Klinicist
- Psikolog Shkollor dhe Organizimi
Neni 21
Studentët që, në përfundim të
studimeve të plota, kanë të gjitha
notat dhjeta, fitojnë "Medalje të Artë"
me çertifikatën përkatëse; ata
që kanë jo më pak se 80% të notave
dhjeta e pjesën tjetër nënta, fitojnë
Certifikatën "Student i Shkëlqyer".
Në Universitetin e Tiranës dorëzimi
i diplomave bëhet me ceremoni në çdo
fakultet; për studentët që fitojnë
"Medalje të Artë" ose Certifikatën
"Student i Shkëlqyer", ceremonia organizohet
në shkallë universiteti dhe dorëzimi
i diplomave bëhet personalisht nga Rektori, në
prani të përfaqësuesve të Senatit,
të profesoratit, administratës e studentëve.
Neni 22
Pranë Universitetit të Tiranës hapen
Shkolla Pasuniversitare. Propozimin për hapjen
e tyre e bën Departamenti përkatës
i cili siguron nivelin e kushtet për funksionimin
e tyre. Senati e miraton dhe përcjell propozimin
në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës.
Afati i studimeve në Shkollën Pasuniversitare,
hartimi e miratimi i planeve mësimore, rrugët
e financimit, të pranimeve etj, përcaktohen
në rregulloret e fakulteteve mbështetur
në Vendimin e Këshillit të Ministrave
Nr. 786, datë 17.02.1999 si dhe në aktet
përkatëse nënligjore.