Gjuha shqipe sot flitet në Shqipëri
dhe jashtë kufijve të saj në Kosovë,
në territorin ndërmjet Shkupit, Gostivarit,
Tetovës dhe Di-brës, në Preshevë,
në Bujanovc dhe në Medvegjë, në
Krajë, në Ulqin me rrethina deri në
Tivar dhe në Çamëri. Shqipja, pra,
flitet në viset perëndimore të Ballkanit,
aty ku kryqëzohen rrugët që lidhin
lindjen me perëndimin, pikërisht në
atë rajon që ka qenë djepi i qytetërimit
antik evropian.
Gjithashtu, shqipja flitet edhe në diasporë
(në Itali, në Greqi, në Bullgari, në
Ukrainë), edhe në shumë vende të
tjera të kontinentit tonë dhe më gjerë,
në Amerikë, në Azi dhe në Australi
nga shqiptarë të vendosur atje në kohë
më të hershme ose më të vonshme.
Gjuha shqipe i përket familjes së gjuhëve
indoevropiane. Rreth dy mijë fjalë të
shqipes janë me origjinë indoevropiane:
kokë, ditë, natë, dimër, ujë,
ha, pi, jam, kam, zog, dem, elb etj. Shqipja formon
një de-gë më vete në familjen
e gjuhëve indoevropiane. Gjuha shqipe pra nuk
ka lidhje birërie me asnjërën nga gjuhët
e sotme indoevropiane.
Territori shqiptar ka qenë i banuar që nga
paleolitiku i mesëm (100000 - 40000 vjet para
erës sonë). Gjurmët e para të
rëndësishme të qytetërimit i përkasin
neolitit (6000-2000 vjet para erës sonë).
Në fillimet e kohës së bronzit fiset
ilire shfaqen në një territor të gjerë
që shtrihej nga gadishulli i Istrias në
veri deri në gjirin e Artës në jug.
Në lindje, kufiri i tyre shtrihej afërsisht
deri te lumenjtë Vardari e Morava. Popullsia
ilire eshtë formuar nga popullsi autokto-ne të
epokës së neolitit, pas ardhjes së
popullsive indoevropiane aty nga fundi i mijëvjeçarit
të tretë para erës sonë. Pra,
Ilirët përbënin një popullsi shumë
të vjetër të vendosur në perëndim
të Ballkanit. Emrat e dy fiseve ilire, Pajonëve
dhe Thesprotëve, i gjejmë tek "Iliada"
dhe "Odiseja" e Homerit.
Kjo popullsi del me ketë emër në shekullin
e pestë para erës sonë. Në rrethinat
e Durrachium-it (Durrësi i sotëm) u formua
nyja e Shtetit të parë Ilir. Gjuha e kësaj
popullsie ishte ilirishtja.
Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve
dhe gjuha shqipe pasardhëse e ilirishtes.
Nga kjo gjuhë nuk kanë mbetur veçse
pak fjalë të cilat mund të shpjegohen
me gjuhën shqipe dhe konkretisht sika = thika,
peli = pleq, aspetos = i shpejtë. Edhe disa emra
gjeografikë dhe emra perso-nash ilirë mund
të shpjegohen me fjalë të shqipes.
Kështu p.sh. Dardania është shpjeguar
me shqipen dardhë, Dalmatia me shqipen del me,
dele, Ulkin me shqipen ulk, ujk, Dimalum me shqipen
di mal dy male, Bardhul me shqipen i bardhë,
Daz me shqipen dash..
Në vitin 168 para erës sonë, Iliria
u pushtua nga romakët. Filloi kështu një
periudhë pushtimi që zgjati për më
shumë se pesë shekuj.
Në shekullin e VII Shqipëria u pushtua nga
sllavët, kurse në shekullin XV nga turqit
otomanë. Pushtimi otoman vazhdoi pesë shekuj
deri më 28 nëntor 1912.
Në Mesjetë, popullsia e territoreve të
populluara nga fiset ilire, quhej Albanoi dhe vendi
Albanon, prej nga ka dalë forma popullore Arbënesh
ose Arbëresh.
Emrat e sotëm Shqipëri, shqiptar, shqip
janë shfaqur në shekullin XVII.
Gjatë kësaj periudhe të gjatë
pushtimi, gjuha dhe kultura shqiptare kanë qenë
nën ndikimin e gjuhës e të kulturës
latine, greko-bizantine, sllave e turke. Gjenden në
shqipe fjalë me origjinë nga greqishtja
e vjetër, latinishtja, greqishtja bizantine,
sllavishtja, turqishtja etj.
Nga greqishtja e vjetër kanë hyrë fjalë
të tilla si: drapër, lakër, qer-shi,
shpellë; nga latinishtja: arë, kalë,
mbret, furkë, ungj,- nga greqi-shtja bizantine:
fis, ikonë, kollogjer, manastir; nga sllavishtja:
gjobë, lopatë, pushkë, opingë,
rob, si edhe toponime: Berat (bel+grad), Dropull (Drino+polje),
Konispol (kon+polje), Velipojë (veliko+polje),
Zadrimë (za+Drin), Zagori (za+gor); nga turqishtja:
tepsi, pazar, cohë, bahçe, oxhak, sobë,
jastëk, ilaç etj.
Është e vërtetë që shqipja
ka pësuar ndikime nga gjuhët e huaja, sidomos
në leksik, po është po kaq e vërtetë
që ajo ka shfaqur aftësi për t'i asimiluar
dhe ndryshuar sipas modelit të vet huazimet,
duke treguar forcën dhe gjallërinë
e saj. Kështu fjalët e greqishtes së
vjetër drapanon, kerasia, spileon në shqip
dalin drapër, qershi, shpellë,- në
latinisht arvum, vicinium, impertorem në shqip
arë, fqinj, mbret,- në sllavisht glob, opanak,
ravnica në shqip gjobë, opingë, rrafshë.
Gjithsesi gjatë periudhës që vendi
ynë, kultura jonë, gjuha jonë ishin
nën influencën e kulturës e të
gjuhës latine, greko-bizantine, sllave e turke,
gjuha shqipe ka ruajtur origjinalitetin e saj si gjuhë
indoevropiane me strukturë fonetike, gramatikore
e leksikore të veçantë.
Në historinë e Shqipërisë dhe
të shqiptarëve Rilindaj shqiptare (XIX-XX)
zë një vend të veçantë.
Gjatë kësaj periudhe, problemet e gjuhës
u bënë pjesë përbërëse
e programit të Rilindjes shqiptare, e cila, me
alfabetin e Shoqërisë së Stambollit
(1878) hodhi bazat për zgjidhjen e problemit
të alfabetit të gjuhës shqipe, i cili
përfundimisht u zgjidh në Kongresin e Manastirit
më 1908. Në bazë të alfabetit
të gjuhës shqipe është alfabeti
latin.
Dokumentet e para të shkruara të shqipes
i përkasin shekullit XIV. Libri i parë i
shkruar është "Meshari" i Gjon
Buzukut që i përket gjysmës së
dytë të shek. XVI (1555). Ka mundësi
që tradita e shkrimit të shqipes të
ketë qenë më e vjetër. Shqipja
është shkruar në dy dialekte kryesore,
në gegërisht dhe në toskërisht.
Vepra e parë toskërisht është
"E mbësuame e krishterë", shkuar
nga Lukë Matrënga dhe botuar në Romë
më 1592. Shqipja ka vazhduar të shkruhet
në dy dialekte deri më 1972, kur toskërishtja
letrare u shpall gjuhë letrare kombëtare
ose gjuhë letrare e njësuar.
Rubrika pregatitet për A.N.G. nga Denis Zavalani