Faqja Kryesore  >> Universitet  >> Universiteti i Tiranes  >> Falulteti i Shkencave te Natyres
 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

   
   
   
   
   
   
   
 

 



Universitete
të Tjera

   
   
   
   
   


 

Hyrje

ADRESA : Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tirana-ALBANIA
Dekan: Prof.Dr. Llukan Puka Tel: +355-4-227669

a) Autoritete drejtuese
1. Dekan
2. Zëvendësdekan
3. Kancelar
b) Njësitë bazë mësimore shkencore
1. Departamenti i Biologjisë
2. Departamenti i Farmacisë
3. Departamenti i Fizikës
4. Departamenti i Informatikës
5. Departamenti i Kimisë
6. Departamenti i Kimisë Industriale
7. Departamenti i Matematikës
8 Qendra e Internetit
9. Muzeu i Shkencave të Natyrës
10. Shërbimi Universitar Botanik
11 Biblioteka

Dega : Biologji
Profili : Mësues i Biologjisë dhe Kimisë për Shkollat e Mesme
Profili : Biolog

Dega : Kimi
Profili : Kimi e Përgjithshme
Profili : Kimi Industriale
Profili : Kimi Ushqimore

Dega : Informatikë
Profili : Informatikan

Dega : Matematikë
Profili : Mësues i Matematikës për Shkollat e Mesme
Profili : Matematikan

Dega : Fizikë
Profili : Mësues i Fizikës për Shkollat e Mesme
Profili : Fizikan

Dega : Farmaci
Profili : Farmacist

FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS
ORGANIZIM I PËRGJITHSHËM
Fakulteti i Shkencave Natyrore (F.SH.N) është një nga fakultetet e Universitetit të Tiranës. Ai është qendra kryesore për përgatitjen e specialistëve të lartë në matematikë, në fizikë, në kimi, në biologji, në informatikë dhe në farmaci si dhe një nga institucionet më kryesore të vendit për përgatitjen e mësuesve për shkollat e mesme në këto disiplina.
Fakulteti është krijuar me themelimin e Universitetit të Tiranës më 1957 mbi bazën e degëve të matematikë-fizikës dhe të biologji kimisë të Institutit të Lartë Pedagogjik të Tiranës si dhe të riorganizimit të disa katedrave dhe sektorëve të Institutit të Shkencave dhe të Institutit Politeknik.
Fakulteti e filloi aktivitetin me përgatitjen e studentëve për katër diploma (4 degë: matematikë, fizikë, biologji-kimi, kimi industriale). Dy profile të reja u shtuan në vitet 60 (profili 5 vjeçar në fizikë (1965) dhe profili 5 vjeçar në matematikë (1966) dhe më pas profili 5 vjeçar në biologji (1984). Në fakultet janë hapur për herë të parë në vend edhe dega e farmacisë dhe dega e merceologjisë. Më pas dega e farmacisë u zhvendos në Fakultetin e Mjekësisë dhe dega e merceologjisë në Fakultetin e Ekonomisë. Në Fillim të viteve 80' në fakultet u hap dega e Informatikës. Dega e Kimisë u riorganizua në funs të viteve 80' për të krijuar tre diploma nga një që kishte më parë: Kimi Industriale, Kimi Ushqimore, Kimi e Përgjithshme. Në fund të viteve 90' dega e farmacisë u kthye në këtë Fakultet.

Disa shifra:
sot në fakultet studjojnë rreth 1300 studentë: në Departamentin e Matematikës ndjekin studimet rreth 370 studentë (nga të cilët rreth 20 në profilin 5 vjeçar), në atë të Fizikës rreth 190 studentë (rreth 15 në profilin 5 vjeçar), në atë të Biologjisë rreth 230 studentë (rreth 35 në profilin 5 vjeçar), në atë të Informatikës rreth 320 studentë, në dy departamentet e Kimisë rreth 300 studentë, në Departamentin e Framacisë rreth 70 studentë.
Fakulteti livron 11 diploma universitare: 2 në Matematikë, 2 në Fizikë, 2 në Biologji, 3 në Kimi, 1 në Informatikë dhe 1 në Farmaci.
Fakulteti ofron edhe një numër diplomash pasuniversitare në të gjitha fushat e mësimit në të.
Në ambjentet e tij funksionojnë mjaft laboratorë të njohur për aktivitetin e tyre shkencor ose në ndihmë të përdoruesve të tjerë.
Stafi pedagogjik e shkencor i fakultetit përbëhet nga rreth 140 punonjës dhe po rreth kaq është i personelit tjetër ndihmës e administrativ.
Pranë fakultetit kryejnë aktivitetin e tyre edhe dy qendra studimore: Kopshti Botanik dhe Muzeu i Shkencave Natyrore si dhe tri Qendra të Kualifikimit të Mësuesve: njëra për mësuesit e matematikës, tjetra për mësuesit e fizikës dhe e treta për mësuesit e biologjisë e të kimisë.

Organizimi
Fakulteti i Shkencave Natyrore drejtohet nga:
Dekani i Fakultetit i zgjedhur për tre vjet nga Këshilli i Fakultetit;
Këshilli i Fakultetit i zgjedhur për 3 vjet nga bashkësia e personelit dhe e studentëve;
Një zv/Dekan i emëruar nga Dekani i Fakultetit për 3 vjet;
Një Kancelar i emëruar nga Rektori i Universitetit të Tiranës.
Për të ndjekur në mënyrë të përditshme problemet, pranë Dekanit funksionon një Këshill Administrativ i përbërë nga përgjegjësit e departamenteve, përgjegjësi i Kopshtit Botanik, përgjegjësi i Muzeut të shkencave Natyrore, Zv/Dekani, Kancelati, përgjegjësit e zyrave kryesore të Administratës. Ky këshill ka vetëm funksione këshillimore.

Fak. i Shkencave të Natyrës

Shërbimi Universitar Botanik

Biologji

Kimi

Informatikë

Matematikë

Fizikë

Farmaci



 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003