PARIME TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Rregullorja e Universitetit të Tiranës mbështetet
në Ligjin Nr. 8461, datë 25.02.1999 "Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë"
dhe në Statutin e këtij Universiteti.
Neni 2
Kjo Rregullore i bashkëngjitet Statutit të
Universitetit të Tiranës; ajo e shtrin veprimin
e saj mbi të gjithë njësitë përbërëse
dhe gjithë personelin e këtij Universiteti.
Dispozita të Përgjithshme
Neni 1
Në Republikën e Shqipërisë arsimi
i lartë është publik dhe jo publik.
Arsimi i lartë publik garantohet dhe financohet
nga shteti, si dhe nga burime të tjera të
ligjshme.
Arsimi i lartë publik është laik.
Neni 2
Misioni i arsimit të lartë civil është:
a) të krijojë, të zhvillojë, të
mbrojë e të transmetojë dijet me anën
e mësimdhënies dhe të kërkimit
shkencor, të zhvillojë dhe të çojë
përpara artet, edukimin fizik dhe sportet;
b) të formojë specialistë të lartë;
c) të përgatisë shkencëtarë
të rinj.
Arsimi i lartë i strukturave të Forcave
të Armatosura,
si dhe i strukturave të tjera që kanë
statusin e ushtarakut, ka per mision të formojë,
të përgatisë e të kualifikojë
oficerë dhe specialistë të lartë,
të aftë e të përkushtuar në
mbrojtjen e Atdheut dhe në zbatimin e detyrave
që përcaktohen me ligj.
Arsimi i lartë i policisë ka për mision
të formojë, të përgatisë
e të kualifikojë specialistë të
aftë e të përkushtuar për mbrojtjen
dhe sigurinë publike.
Neni 3
Arsimi i lartë civil kryhet në shkollat
e larta universitare dhe në shkollat e larta
jouniversitare. Shkollat e larta universitare dhe
jouniversitare më poshtë do të quhen
"shkolla të larta".
Arsimi i lartë i strukturave të Forcave
të Armatosura, atyre të policisë, si
dhe i strukturave të tjera që kanë
statusin e ushtarakut, kryhet në shkollat e larta
përkatëse, të cilat më poshte
do te quhen "shkolla të larta ushtarake
ose të policisë".
Neni 4
Shkollat e larta dhe shkollat e larta ushtarake ose
të policisë janë persona juridike.
Shkollat e larta drejtohen dhe përfaqsohen nga
rektori ose drejtori.
Shkollat e larta ushtarake ose të policisë
drejtohen dhe përfaqsohen nga komandanti ose
drejtori.
Neni 5
Shkollat e larta universitare janë institucione
mësimore-shkencore
që kanë për detyrë :
a) të realizojnë arsimimin profesional dhe
formimin shkencor, nëpërmjet mësimdhënies
e kërkimit shkencor;
b) të kryejnë studime shkencore në
fushat që mbulojnë dhe të përgatisin
shkencëtarë të rinj.
Shkollat e larta jouniversitare janë institucione
mësimore dhe detyrë kryesore kanë përgatitjen
e specialistëve me kualifikim të lartë.
Neni 6
Shkollat e larta kanë liri akademike në
mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor.
Liria akademike qëndron në respektimin e
opinioneve, të ideve e metodave dhe në garantimin
e zhvillimit të lirë, kritik e krijues të
mësimdhënies e të kërkimit shkencor,
në përputhje me planet dhe programet përkatëse.
Neni 7
Shkollat e larta publike civile janë institucione
autonome. Në këtë kuadër:
a) shkolla e lartë zgjedh organet dhe autoritetet
e veta drejtuese;
b) personeli i shkollës së lartë ka
të drejtë të zgjidhet në organet
drejtuese të shkollës së lartë
në përputhje me statusin e shkollës
së lartë;
c) shkolla e lartë përcakton fushat e mësimdhënies
dhe të kërkimit shkencor;
ç) shkolla e lartë përzgjedh personelin
e vet;
d) buxheti i çdo shkolle të lartë
publike është zë më vete në
buxhetin për arsimin dhe
administrohet prej saj sipas rregullave të përcaktuara
me akte ligjore. Buxheti i shkollave të larta
ushtarake ose të policisë është
zë më vete në buxhetin e ministrisë
përkatëse;
dh) shkolla e lartë ka të drejtë të
ofrojë shërbime në fushat që kanë
lidhje me aspektet e zbatimit praktik të mësimdhënies
e të kërkimit shkencor dhe të realizoje
të ardhura prej tyre;
e) shkolla e lartë ka të drejtë të
lidhë marrveshje me shkollat e larta të
huaja për
shkëmbim përvoje dhe për bashkpunim
në proçesin mësimor-shkencor, si
dhe për kualifikimin e personelit;
ë) shkolla e lartë ka të drejtë
të vendosë marrdhënie dhe të antarësohet
në shoqata ose
organizata ndërkombëtare të arsimit
të lartë;
f) shkolla e lartë ka të drejtë të
bashkëpunojë me subjekte, të cilat
ndihmojnë në zhvillimin e arsimit të
lartë.
Neni 8
Shkollat e larta ushtarake ose të policisë
kanë të drejtë të përzgjedhin
personelin e tyre mësimdhënës e drejtues,
të cilin ia propozojnë për miratim
ministrisë përkatëse.
Shkollat e larta ushtarake ose të policisë
kanë të drejtë të vendosin marrëdhënie
me shkollat simotra te huaja për shkëmbim
përvoje e bashkëpunim në proçesin
mësimor-shkencor, në kualifikimin e kuadrit
, si dhe të marrin pjesë në shoqata
dhe organizata ndërkombëtare në bazë
të marrëveshjeve të nënshkruara
ose të miratuara nga ministria përkatëse.
Neni 9
Shteti garanton paprekshmërinë e institucioneve
të arsimit të lartë dhe të territorit
të tyre.
Ndërhyrja e organeve të rendit publik në
mjediset akademike bëhet me kërkesën
ose me lejen e titullarit të shkollës së
lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së
një krimi flagrant dhe në rastet e një
fatkeqësie natyrore, organet e rendit publik
ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të
shkollës së lartë.
Cënimi i paprekshmërisë së institucioneve
të arsimit të lartë ndëshkohet
sipas dispozitave ligjore.
Neni 10
Vlerësimi i cilësisë së shkollave
të larta dhe akreditimi akademik kryhen nga Agjencia
e Akreditimit dhe Këshilli i Akreditimit. Krijimi
dhe kompetencat e tyre përcaktohen nga Këshilli
i Ministrave.