Faqja Kryesore  >> Universitet  >> Universiteti i Tiranes  >> Rregullorja e Universitetit
 

Ligjet mbi Arsimin e Lartë

   
   
   
   
   
   
   
 

 



Universitete
të Tjera

   
   
   
   
   


 

Pranimi i Studentëve

Neni 12
Pranimi i kandidatëve të rinj për të ndjekur studimet në Universitetin e Tiranës, bëhet me konkurs.
Për studentët që janë diplomuar dhe dëshërojnë të vazhdojnë studimet në një degë të dytë, në sistemin me shkëputje nga puna, pranimi bëhet pa konkurs, kundrejt tarifës së caktuar.
Studenti me shkëputje nga puna, ka të drejtë të paraqitet në konkursin e pranimit për degë të dytë, në sistemin pa shkëputje nga puna, vetëm pasi ka përfunduar vitin e dytë të studimeve me shkëputje nga puna.
Neni 13
Kandidati fitues i konkursit, ka të drejtë të ndjekë studimet në vitin akademik për të cilin konkuroi, nëse regjistrohet në sekretarinë mësimore të Fakultetit përkatës brenda afateve të parashikuara e të shpallura; kështu ai fiton statusin e studentit.
Nëse ai nuk regjistrohet brenda kësaj kohe, Universiteti nuk merr përsiper ruajtjen e të drejtës së studimit.
Statusi i studentit përfundon me marrjen e diplomës ose me përjashtimin e personit nga Universiteti.
Per t'u regjistruar, studenti paraqet pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit dokumentacionin sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit e të Shkencës si dhe shlyen tarifën e caktuar sipas akteve ligjore e nënligjore.



Ligjet mbi Arsimin e Lartë


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003