Pas disfatave që pësuan turqit 
                            në dy ekspeditat që ata organizuan në 
                            vitet 1612 dhe 1613 kundër Malsisë së 
                            Madhe, malsorët e këtyre krahinave vazhduan 
                            të ishin bartësit kryesorë të 
                            rezistencës shqipare gjatë shek. XVII. Nga 
                            radhët e tyre emri i fisit të Kelmendit 
                            ishte bërë mjaft i njohur jashtë kufijve 
                            të Shqipërisë. Kelmendasit në 
                            të vertetë ishin bërë udhëheqësit 
                            e lidhjes që përfshinte jo vetëm Malsinë 
                            e Madhe por edhe viset e tjera të Shqipërisë 
                            së veriut.
                           Qysh nga disfata që pësuan më 1613, 
                            turqit për një çerek, shekulli nuk 
                            i prekën këto krahina. Por më 1638, 
                            kur marrëdhëniet paqësore midis Turqisë 
                            dhe Venedikut filluan të prisheshin. Qeveritarët 
                            turq duke parashikuar rrezikun e një kryengritje 
                            të Malsisë së Madhe përkrah venedikasve 
                            u orvatën t'i nënshtronin para se malsorët 
                            të organizoheshin. Prandaj atë vit suntan 
                            Muati i IV urdhëroi bejlerbeun e Bosnjës, 
                            Vuço Pashën, të cilin kishin ngarkuar 
                            të mbronte kufijtë veriore të perandorisë, 
                            që kryente operacione ushtarake kundër Malësisë 
                            së Madhe. Vuço Pasha grumbulloi në 
                            Shkodër ushtritë e 9 sanxhakbejlerëve 
                            të Shqipërisë e të Bosnjës, 
                            rreth 15 mijë vetë, të cilët në 
                            fillim të shkurtit 1638 u nisën kundër 
                            Malësisë së Madhe në drejtim të 
                            Kelmendit. Turqit mendonin se për shkak të 
                            dëborës malësorët nuk do to kishin 
                            mundësi të largoheshin nëpër bjeshkë 
                            së bashku me gratë, fëmijtë dhe 
                            bagëtinë e tyre, siç bënin zakonisht 
                            gjatë ekspeditave të tilla. Këtë 
                            radhë ata shpresonin t'i zinin banorët të 
                            gjallë në shtëpitë e tyre, dhe 
                            pastaj të bënin mbi to kërdinë. 
                            Por edhe kjo ekspeditë dështoi si dy ekspeditat 
                            e para. Kelmendasit dhe malësorët e tjerë, 
                            të stërvitur në këto vende malore, 
                            me pritat e tyre i detyruan ushtritë turke të 
                            tërhiqeshin pas dy jave operacionesh duke lënë 
                            në duar të shqiptareve me qindra të 
                            vrarë dhe një sasi të madhe materialesh 
                            si armë, kuaj, veshmbathje.
                           Fitorja e malësorëve pati jehonë 
                            të madhe në Shqipëri dhe në vendet 
                            e ndryshme të Evropës. Edhe në ditët 
                            tona ruhet kujtimi i heroizmave që kelmendasit 
                            treguan në këto luftime. Të tilla janë, 
                            për shembull, heroizmi i malësores Nora 
                            që sakrifikoi vehten për të vrarë 
                            pashanë turk, zgjuarsia e malsorit Dedë 
                            Gjeri që ndërtoi një top duke gdhendur 
                            një trung lisi, etj.
                           Në vitet 40 të shek. XVII raporti i forcave 
                            në arenën ndërkombetare ndryshoi në 
                            dobi të Turqisë. Shtetet evropiane u zhytën 
                            në lufta të ashpëra midis tyre (lufta 
                            tridhjetë vjeçare) dhe Turqia, e mbetur 
                            jashtë këtyre luftave, gjeti rast të 
                            godiste Venedikun për ti marrë ishullin 
                            e Kretës (Kandies). Lufta filloi me 1644 dhe 
                            vazhdoi për 25 vjet, deri me 1669.
                           Vetëm tani republika filloi të interesohej 
                            për organizimin e kryengritjes në Shqipëri. 
                            Megjithatë, kryengritja nuk shpërtheu menjëherë, 
                            ndoshta nga se shqiptarët nuk e zinin besë 
                            premtimeve të republikës që i kishte 
                            lënë në baltë vazhdimisht. Kur 
                            më 1648 Venediku përhapi lajme se do të 
                            niste ne Shqipëri një ekspeditë, nën 
                            udhëheqjen e sulltan Jahjasë që në 
                            të vërtetë ishte një aventurier, 
                            kryengritjet u ndezën përsëri në 
                            Shqipëri. Më 1649 kelmendasit sulmuan kështjellën 
                            e Medunit dhe pas tri ditë luftimesh e shtinë 
                            në dorë. Malësorë të tjerë 
                            i ranë Rizanos në grykat e Kotorit. Kryepeshkopi 
                            katolik i Durrësit. Mark Skura, në krye 
                            të 7 mijë luftëtarëve sulmoi Shkodrën. 
                            Në Kosovë patriku i Pejës ra në 
                            marreveshje me malsorët e veriut për të 
                            sulmuar Podgoricën dhe Zhabjakun. 
                          
                          
                          
                          Lëvizja u përhap edhe në jug. Këtu 
                            himariotët rrëmbyen armët, në 
                            pritje të ekspeditës. Por ndihma e shpresuar 
                            me anën e ekspeditës nuk arriti në 
                            Shqipëri. Venedikasit, duke gjetur pretekst vdekjen 
                            e sulltanit, Jahjas, hoqën dorë nga zbarkimi 
                            dhe e kufizuan vetëm me disa aksione të 
                            flotës së tyre në Tivar e gjetkë 
                            të cilat i ndezën edhe më keq turqit 
                            për tu hakmarrur kundër popullësive 
                            shqiptare të tradhëtuara.
                           Në vitet e mëvonëshme turqit kryen 
                            një varg ekspeditash kundër malësorëve 
                            shqiptare, por persëri pa rezultat. Kronikat 
                            e dhjetëvjetorëve 1650-1670 bëjnë 
                            fjalë për zi të madhe buke dhe për 
                            çeta të shumta të uriturish që 
                            bridhnin në tërë vendin dhe kryenin 
                            plaçkitje. Gjatë këtyre vjetëve 
                            për të shpëtuar nga mjermi, shumë 
                            himariotë mërguan në Itali.
                           Më 1683, kur turqit diktuan se midis Austrisë, 
                            Polonisë dhe Venedikut po lidhej një koalicion 
                            kundër tyre, sulmuan menjëherë Hungarinë 
                            dhe brenda pak kohe arritën në dyert e Vjenës. 
                            Por këtu ata u thyen nga forcat polake, të 
                            Jan Sobieskit që u kishte ardhur në ndihmë 
                            austriakëvë.
                           Vjena ishte pika më e thellë që arritën 
                            turqit në Europë. Disfata që pësuan 
                            përpara mureve të saj filloi fillimin e 
                            tatëpjetes në të cilën hyri Turqia. 
                            Shkaku i kësaj tatëpjetë ishte ç'thurja 
                            e regjimit feudal-ushtarak mbi të cilën 
                            ajo mbështetej.