Dritëro Agolli

 

 


 

Vetmija

E vetmuar ti, i vetmuar unë
Nga e diela deri tek e diela.
S'ke ç't'i bësh, nuk dilet tek kjo turmë
Dhe sikur t'i ngjitësh shpirtit vela.

Ja, për shembull, vela shpirti pati,
Do lundrosh me velat nëpër dete,
Përsëri do kthehesh tek krevati,
Po atë vetmi do kesh me vete.

Dhe këputen ditët si tespihe
Nga e diela deri tek e diela.
S'i shpëtojmë aspak kësaj vetmie
Dhe nëse na zgjojnë ne treqind gjela.


1931

Jeta dhe Vepra

Poezia
Proza
Analiza
Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo
Njeriu me Top
Arka e Djallit
Poezi
Kur një Mëngjes
Vetmija
Poemë për Babanë e për Vete
Pjesa e dytë
Pjesa e tretë