Kujdes me fjalën, zonjëz 
                            me çantë 
                            Kujdes me fjalën dhe ti zotëri 
                            Pushteti i fjalës është i veçantë 
                            
                            Gatuan male dhe kakërdhi. 
                          Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë 
                            
                            Pikojnë çezma me helm të zi 
                            Kujdes me fjalën zonjëz me çantë 
                            
                            Kujdes me fjalën dhe ti zotëri! 
                          Nga fjala humbën Judë e Pilatë 
                            Strategë e mbretër me mbretëri 
                            Kujdes me fjalën zonjëz me çantë 
                            
                            Kujdes me fjalën dhe ti zotëri! 
                          Kur fjala nxiret nga buzët jashtë 
                            Si dallëndyshja s'vjen në shtëpi 
                            Kujdes me fjalën zonjëz me çantë 
                            
                            Kujdes me fjalën dhe ti zotëri! 
                          Unë fjalën vetë e shtroj në kartë 
                            
                            Dhe brenda syve se ç'është e di... 
                            
                            Kujdes me fjalën zonjëz me çantë 
                            
                            Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!