Dritëro Agolli

 

 


 

Rapsodi (Selim Hasanit, këngëtarit të Labërisë)

Ku shkund gurët qafë e shpatit,
Mardhur bore, djegur vape,
Mbushe, xha Selimi i Bratit,
Dy hejbe me këngë labe.

Erë plumb e erë predhë,
Erë prush e erë brengë,
Erë dushk e luleshqerrë
Binin-binin ato këngë.

Se hejbetë në sënduke
Për t'u mykur nuk i vure,
Po i more çukë më çukë,
Selim Brati me poture.

Dhe mbi malet e përpjetë,
Mardhur bore, djegur vape,
Prapë i zbraze ti hejbetë
Mbushur plot me këngë labe.

I përcolle, larg i nise,
Nëpër gjurmë gjelberimi:
"Shikoni, bija, merrni viset
Ju bekoftë xha Selimi"!


1931

Jeta dhe Vepra

Poezia
Proza
Analiza
Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo
Njeriu me Top
Arka e Djallit
Poezi
Kur një Mëngjes
Vetmija
Poemë për Babanë e për Vete
Pjesa e dytë
Pjesa e tretë