Dritëro Agolli

 

 


 

Pelegrin

Unë jam prej kohësh pelegrin
Udhëtar në vendin e shpresës së thyer
Jam ndarë padashur nga karvani im
Mes shtigjeve nga vapa e shirat gërryer

kërkoj karvanin tim në rërë e në shpat
karvanin që e ka ndërruar drejtimin me kohë
Ndaj në udhë jam krejt i humbur, jam fillikat
Me shami të grisur lidhur në kokë

Për ujë buza ime u bë zhur
Dhe sytë më shpojnë nga shterrja e lotit
Me duhet të arrijë karvanin e tretur qëkur
Çapitur mes vapës, mes shiut e të ftohtit

Unë jam prej kohësh pelegrin
Shtegtar i karvanit të humbur
Dhe bart në kurriz një premtim
Të dhënë në hirin e gjyshërve të mundur.

-------------------------------------
Në gjithë rrugën krijuese prej afro një gjysmë shekulli Agolli ka gjetur rastin t'ia shprehë lexuesit raportet e veta me poezinë. Ky është një dialog i gjatë dhe i vështirë. Diku poeti ndihet keq se ka krijuar një poezi që i ngjan natyrës dhe nuk mund të imitohet; diku tjetër përqesh poetët e rinj mburravecë, që mendojnë se brezi i mëparshëm mbase u ka zënë rrugën; diku i lutet poezisë si shenjtit që t'i vijë e mbarë dhe e vetvetishme; diku i bën paralajmërim të sertë lexuesit që të mos e shkojë nëpër mend se poeti është plakur. "Pelegrini" është një poezi, në të cilën Agolli, pas një stine të vështirë kulturore, përpiqet të rikapitullojë vlerat e artit të tij, duke ia qarë hallin edhe rrugës së tij të jetës.
Pelegrin i kohërave, poeti përjeton një çast të dhimbshëm. Ai e ka humbur karvanin, nuk i ka më pranë ata që i kishte pasur pranë si misionarë të të njëjtit urdhër. Trauma është e rëndë, por poeti guxon të ftojë lexuesin të besojë tek rilindja, tek amanetet e gjyshërve.
------------------------------------------------------


1931

Jeta dhe Vepra

Poezia
Proza
Analiza
Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo
Njeriu me Top
Arka e Djallit
Poezi
Kur një Mëngjes
Vetmija
Poemë për Babanë e për Vete
Pjesa e dytë
Pjesa e tretë