Faqja Kryesore  >> Letersi  >> Moderne  >> Dritero Agolli
 

Dritëro Agolli

 

   E Vjetër

 
 

   E Bejtexhinjve

 
 

   E Rilindjes

 
 

   E Pavarësisë

 
 

Ju ndodheni ketu Moderne

 
 

   Antike Greke

 
 

 



Autorët e kësaj periudhe

 

  Petro Marko

 
 

  Jakov Xoxa

 
 

  Martin Camaj

 
 

  Kasëm Trebeshina

 
 

  Fatos Arapi

 
 

Ju po shikoni kete autor Dritëro Agolli

 
 

  Ismail Kadare

 
 

  Anton Pashku

 
 

  Azem Shkreli

 
 

  Arshi Pipa

 
 

  Esat Mekuli

 
 

  Lluka Perone

 
 

  Vorea Ujko

 
 

  Nazmi Rrahmani

 
 

  Ali Podrimja

 


 

Plazhi

Ç'qe kjo hata e madhe që bëre, o plazh ?
Të gjithëve rrobat si fletët e pemëve ua hoqe,
I le lakuriq, i shtrive në shesh pash më pash
Dhe qetë-qetë në skarën tënde të nxehtë i poqe!

...................................................................

Po ç'qe kjo hata e madhe që bëre, o Plazh ?
Të gjithë i vure t'i nxjerrin sheshit lëkurët e tyre,
Lëkurët e njëri-tjetrit t'i shohin plot gaz,
Në trupat e njëri-tjetrit të shihen si në pasqyrë

Fëmijë u bëmë me gra, me burra, me pleq
Dhe gradat tona nuk duken mbi skarën tënde të nxehtë,
Të gjithë i përkulemi diellit që sytë nga ne s'i heq
Të gjithë il bëmë papritur pak mëndjelehtë.

Mendjelehtë vërtet, po vetëm një çast, një çast
Sikur me nxitim të lidhim kravatat, e rrobet të veshim.
Pastaj fjalosemi bashkë në daç,
Pastaj ta shohim si qeshim!

Ç'qe kjo hata e madhe që bëre o Plazh ?

---------------------------------
Poezia "Plazhi" është shkruar në mesin e viteve '80. Duket sikur kjo poezi ka njëfarë karakteri parodik. Kjo mund të përftojë tek lexuesi mendimin e gabuar se kjo poezi mund të lexohet si diçka e lehtë. Përkundër këtij iluzioni, poezia "Plazhi" kërkon një lexim të vëmendshëm, duke synuar mbërritjen tek mendimi burimor i poetit. Kjo nuk mund të arrihet pa bashkuar tekst e kontekst, fjalën e poetit dhe sfondin historik-kulturor.
Kur u shakrua poezia "Plazhi", në Shqipëri ekzistonte një shoqëri që vetëverësohej si shembull i barazisë. Ndërsa e vërteta ishte ndryshe. Këtë të vërtetë Agolli e jep përmes barazisë së shtrënguar që sjell sezoni i plazhit. Tek e fundit, në palzh të gjithë duan s'duan e shfaqin veten te zbuluar para të tjerëve. Toni humoristik ia bën të lehtë poetit "t'ia heqë petkat" protokollare shoqërisë së lartë, ta nxjerrë pak nudo njeriun e pushtetit, njeriun tabu përpara të tjerëve.
Zhveshja në plazh për poetin e bën të padallueshëm ndyshimin shoqëror mes njeriut të thjeshtë që kalon pushimet në kabinën prej druri dhe zyrtarit të lartë që pushon në vila dhe vende të rezervuara. Kjo protestë ngason me protestën e Kadaresë në varrezat e kryeqytetit, që Eglën e vogël e vendos përballë ministrave "famëmëdhenj".
-------------------------------------------------------


1931

Jeta dhe Vepra

Poezia
Proza
Analiza
Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo
Njeriu me Top
Arka e Djallit
Poezi
Kur një Mëngjes
Vetmija
Poemë për Babanë e për Vete
Pjesa e dytë
Pjesa e tretë

 

 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003