Folklor

 

 


 

Këngë Dashurie

Moj Unaza gurjeshile

Udhësë malit kur vije, unazo,
Udhësë malit kur vije,
Moj unaza gurjeshile,
Unano, unazo gurjeshile.
Hidhje di, tre këmb e rrije, unazo,
Hidhje di, tre këmb e rrije.
I thoshe çoban ç'u dive? Unazo,
I thoshe çoban ç'u dive?
Zaif, o moj zëmra ime, unazo,
Zaif, o moj zëmra ime.
Mos ma pe cjapin me zile? Unazo,
Mos ma pe cjapin me zile?
Edhe dashin me këmborë? Unazo,
Edhe dashin me këmborë?

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Koment
Këngë tipike e polifonisë mesdhetare në të cilën zërat soliste ndërthuren në një lojë komplekse të hedhjeve dhe pritjeve melodike me zërat e korit, duke përdorur pauzat në fund të çdo kthimi për të qartësuar ndërhyrjen e zërit individual.

Muzika Popullore

Hyrje

Këngë Nizamësh

Historike

Dashurie

Djepi

Vaje

Vajtim

Lirike

O Bilbil sakat, sakat

Karakteristike

Llazore