Ismail Kadare

 

 


 

Kërcënimi

Shtat'qind vjet kam për t'i djegur kullat,
Do të t'i vras qentë shtat'qind vjet.
Kështu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndërsa eposi po hynte në shekullin e tetë.

Erdh' pas tij i nënti, i dhjeti rradhazi.
Sa ngadalë në epos mllefi del...
Shtat'qind vjet kam për t'i djegur kullat,
Do të t'i vras qentë shtat'qind vjet.


1936

Jeta dhe Vepra

Analiza
Poezi
Kronikë në Gur
Përbindëshi
Nëpunësi i Pallatit të Ëndërrave
Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur
Qyteti pa Reklama