Ismail Kadare

 

 


 

Fund Vjeshte

Autobuzët urbanë nga periferitë
drejt qendrës mbi xhama bien brymën
vjeshta si luaneshë krifëverdhë
ruan ditët e fundit nga dimri.

Te vitrinat, tek xhamat e kafeve
kalimtarë të shumtë ka
në reflekset e flokëve të tua
një nuancë e kuqërremtë rà.

Pranë ditëve të tua të bardha,
kalova sot rastësisht
ti u trembe?...unë ujk nuk jam,
as dele nuk jam natyrisht.

Po ti eja andej të shkojmë
pa i përfillur fjalët e botës
ku nga avulli xhamat e kafeneve
ngjajne si pamje që s'janë në fokus

Në autobuzët urbanë eja
të kalojmë periferive me brymë,
të shohim se si vjeshta krifëverdhë
ruan ditët e fundit nga dimri.


1936

Jeta dhe Vepra

Analiza
Poezi
Kronikë në Gur
Përbindëshi
Nëpunësi i Pallatit të Ëndërrave
Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur
Qyteti pa Reklama