Fatos Arapi

 

 


 

Margaritë Moj

... Shoqja ime, moj
me dy sy si nata të mëdhenj, të zez,
me bukurinë tonë të virgjër
vdekjen po ushqejmë

se kjo tokë ka ftohtë
mardhi
e ka ngrirë
Dhe ne biem mbi të, porsi bllaca zjarri,
Futemi nën dhè porsi rrënjë ëndrrash,
Që të vijë pranvera,që të vijë behari,
Toka përmbi ne e balta të shkrijë,
Ëndrrat të shpërthejnë, si shpërthen bari.
Dashuria jonë
Me dy sy si nata çuditërisht të zez,
Nga plumbat armike prerë mes për mes
Dashuri e lindur,
Dashuri e rritur
Nën qiejt e thyer të varfërisë shqiptare.
Dashuri tragjike
Për botën e madhe.

Margaritë, moj
Motra ime, moj,
Shoqja ime, moj.

(Këto vargje i kushtohen heroinës së popullit Margarita Tutulani, që së bashku me të vëllanë u pushkatuan nga pushtuesit fashistë.)


1923 - 1979

Jeta dhe Vepra

Analiza
Poezi