Fatos Arapi

 

 


 

Akreonti Rrjedh po Karont nuk Ka

Si të kthehem prapa kur udhën s'e di?
Prej pikëllimi lumi buçitës i natës
E unë rrah brigjet e errëta këtu.

Akeronti rrjedh po karont nuk ka.

Tregomë një va ku te kaloj.
Ti i njeh guvat dhe vorbullat e frikshme.
Tregomë një va, vëllai im,
Ku të kaloj Akerontin
Dhe të arrij.
Akeront rrjedh po karont nuk ka.

---------------------------------------------
Kjo poezi gjendet në mesin e tetëmbëdhietë poezive të ciklit "Vllasi', që i kushtohet vëllait të vdekur të poetit. Kjo poezi lidhet përkatësisht me vdekjen e mistershme dhe të paligjshme të tij. Karakteristikë stilistike e kësaj poezie është inversioni (kemi episode të përmbysura), që mbështetet dhe stimulohet nga ritmi i brendshëm, nga përsëritjet e pasuara me heshtje (të zëshme), ndërsa "paqartësitë" vihen në funksion të ironisë.
Nga vargjet e poezisë si nga nëntoka shpërthen dhe përhapet një gjëmë, brenda së cilës jehon vërshueshëm dhimbja dhe vaji, të cilat përplasen në kupë të qiellit, përpëliten dhe që andej të vetmuara, pa shpresë rikthehen nga e para ... kështu përjetë e mot. Është kjo gjëma e vëllait të vdekur të pavdekur që trishtueshëm kërkon një vesh për ta dëgjuar. Pas ndëshkimit të Zeusit për të mos e pranuar shpirtin përtej, shpirti i Vllasit kërkon çmendurisht mbështetje. I mbetur qyqe as këtej, as andej, Vllasi lëshon vajin përbetues dhe akuzues, që ngre peshë botën e të gjallëve, dhe pikërisht të poet-vëllait, që edhe pse i rrahur nga valët e jetës, nuk është në gjendje t'i tregojë një shteg kalimi vëllait, d.m.th. nuk mund ta ndihmojë atë as të vdekur. Mosekzistenca e karontit lidhet me mesazhin dëshpërues filozofik: S'ka përtej, s'ka as këtej ... Poeti kështu dhimbshëm metaforizon dhe vetë realitetin pa rrugëdalje në të cilin ai jeton
---------------------------------------------------------------


1929

Jeta dhe Vepra

Analiza
Poezi