Ali Podrimja

 

 


 

Vrima e Parë Fyellit Tim

ç'gurron guri në gurinë
gur guri ndër gurë më i guri

gur i gurëzuar pranë gurit
gurth i nguruar rreth gurit

gurron guri në gurë gurësh
guro guroje gurin në gurinë

ç'guri pranë gurit gur guri
vrimë e parë e fyellit tim.

-------------------------------------------------------
Kjo poezi është e shkëputur nga cikli Guri. Njëjëzimi ndërmjet subjektit poetik dhe gurit është aq sugjestiv, sa vetvetja e poetit shndërohet në metaforë për gurin. Me këtë rast guri, pra urtia, lashtësia, durimi… janë qenësi e tërësisë dhe e trollit të poetit, janë të gjithëpranishme njësoj si shpirti dhe kënga e zërit poetik. Latër distikët e kësaj poezie dallojnë nga të tjerat për efektin emocional që nxit përsëritja e shpeshtë e bashkëtingëlloreve dhe e zanoreve të caktuara (asonanca dhe aliteracioni), ku mbizotëron kombinimi ndërmjet r- së dhe u- së. Po të lexohet disa herë me radhë, është e pamundur t'i shmangesh ndjenjës së përjetimit të një ritmi gurgullues, plot gjallëri dhe freski rinore, të një vargu jetësor të pakëputur, unik dhe këmbëngulës në shpërthimin dhe kapërcimin e pengesave gjatë rrjedhës. Dhe në vazhdimësi në poezitë e tjera të ciklit Guri, poeti vë veshin mbi gur dhe dëgjon impulsin epik të tij, që arrin deri në të tashmen dhe synon të ardhmen
-------------------------------------------------------


1942

Jeta dhe Vepra

Hyrje
Lirikat e Frymëzimit
Ciklet Poetike

Analiza

Pylli
Poema e Heshtjes
Lum Lumi

Poezi

Bukuria
Me Jetue
Ti dhe Uji
Vrima e Parë e Fyellit Tim
Epika
Unë Biri Yt
Hija e Tokës
Rënkimi
Guri
Metafora e Jetës Sime
Shtat Lëshon një Lulëkuq
Një Ditë