Ali Podrimja

 

 


 

Lirikat e Frymëzimit Tematik

Lirikat e frymëzimit tematik politik në krijimtarinë e Ali Podrimjes, (sidomos ato të viteve nëntëdhjetë), degëzohen brenda tri refleksioneve: refleksi i nxitur nga pushtuesi i tokës kosovare; refleksi tjetër, i nxitur nga "hipokrizia e Evropës", qëndrimi i së cilës ndaj fatit shqiptar në çaste të caktuara historike ka qenë fatal dhe tragjik për tërësinë e kombit dhe në fund, refleksi që nxitet nga pjesa e keqe e kombit të vet.
Përballë "hordhisë pushtuese" poeti vë kalanë e tij mbrojtëse, të veshur simbolikisht, si guri, kulla, muri, Rozafa, që përbëjnë korpusin e kështjellës shpirtërore të kombit me rrënjë dhe origjinë antike në këtë truall dhe në këtë hapësirë. Përmes kësaj lirike, edhe pse të frymëzuar nga ngjarjet e ditës, poeti arrin që ta asimilojë artistikisht lëndën nga e cila frymëzohet, të mos bjerë për asnjë çast në banalitet, dhe aq më pak në patriotizëm të rremë dhe folklorizëm shterpë.
Edhe indiferenca dhe dyfytyrësia e Evropës ndaj çështjes dhe fatit shqiptar, është njëra nga vatrat që e ka nxitur, sidomos gjatë viteve të fundit, frymëzimin poetik të Ali Podrimjes. Ai e shpreh
pezmin e vendimeve të padrejta të qendrave evropiane ndaj lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve, duke u bërë thirrje shqiptarëve se duhet t'i dalin vetë për zot çështjes së tyre. Në kuadër të kësaj lirike, që e emërtuam politike, poeti nuk lë pa fshikulluar sjelljen e atyre shqiptarëve që janë indiferentë ndaj dramës, të cilën e përjeton Kosova e aq më pak ndaj atyre që me sjellje a veprime e pengojnë këtë luftë, duke u vënë në shërbim të pushtuesit. Prirjet për grindje dhe përçarje, për vënie kufijsh rajonalë, krahinorë, fisnorë, dhe besimtarë, janë reflekse që i shkaktojnë shqetësim dhe dhimbje poetit. Si dukuri të ditës, në vargun poetik të Ali Podrimjes së talentuar, ato kanë mundur të shndërrohen në vlera poetike që shënojnë kulme të poezisë aktuale shqiptare.


1942

Jeta dhe Vepra

Hyrje
Lirikat e Frymëzimit
Ciklet Poetike

Analiza

Pylli
Poema e Heshtjes
Lum Lumi

Poezi

Bukuria
Me Jetue
Ti dhe Uji
Vrima e Parë e Fyellit Tim
Epika
Unë Biri Yt
Hija e Tokës
Rënkimi
Guri
Metafora e Jetës Sime
Shtat Lëshon një Lulëkuq
Një Ditë