Ali Podrimja

 

 


 

Cikli: Pylli (analizë)

Cikli Pylli është një faqe tjetër e udhëtimit nëpër botën e kombit, të fatit të tij. Pylli, simbol i bashkësisë së botës dhe të njerëzimit është shkelur, pushtuar nga dhëmbi i ujkut. Përtej pyllit është lumi që shuan etjet e truallit, tokës etnike, stërgjyshore, por për të ecur lirshëm nëpër pyll duhet të të prijë Ylli (ideali, besimi), i shqiptuar në frymën e një përralle popullore. i tërë cikli "Pylli" është një mikrohistori e rrëfyer poetikisht, me anë simbolesh dhe aluzionesh që sjellin mesazhin për trashëgiminë tonë etnike. Poezia "Dëftore" pak më e gjatë se Pylli është një tjetër perspektivë ligjërimi: ardhja dhe ikja e pushtuesve gjatë shekujve shprehet me gjuhë realiste. Ajo është ardhje pushtuesish si mbretër, sulltanë, kralë, përherë në përsëritje. Ndërsa, njësoj si tek cikli Pylli, edhe tek Dëftore, është i gjallë besimi i poetit, vizioni i hapur drejt të nesërmes, lirisë: një brez i ri, një frymë e re, por edhe një fyell (poetik) zgjon gjakun e arbërit dhe të Kosovës, njësoj si tek rilindasit.


1942

Jeta dhe Vepra

Hyrje
Lirikat e Frymëzimit
Ciklet Poetike

Analiza

Pylli
Poema e Heshtjes
Lum Lumi

Poezi

Bukuria
Me Jetue
Ti dhe Uji
Vrima e Parë e Fyellit Tim
Epika
Unë Biri Yt
Hija e Tokës
Rënkimi
Guri
Metafora e Jetës Sime
Shtat Lëshon një Lulëkuq
Një Ditë