Perëndim i vagëlluar mi 
                            Liqerin pa kufir
                            Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë 
                            si një hije.
                            Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' 
                            i natës që po bije,
                            Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po 
                            bëhet fir...
                          E kudó krahin' e gjërë më s'po 
                            qit as pipëlim:
                            Në katund kërcet një portë...në 
                            Liqer heshtë një lopatë...
                            Një shqiponjë-e arratisur fluturon në 
                            Mal-të-Thatë...
                            Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit 
                            t'im.
                          Tërë fisi, tërë jeta, ra... u 
                            dergj... e zuri gjumi...
                            Zotëroj më katër anë errësira...
                            Po tashi:
                            Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër 
                            Shqipëri,
                            Drini plak e i përrallshëm po mburon prej 
                            Shëndaumi...