Kur në flakë të qiririt 
                            zë mendonem net-për-net 
                            Dh'e ndjej shpirtin e kulluar nëpër dritën 
                            që më tret 
                            Prej skëterrës se pa matë më del 
                            bot' e ëndërruar, 
                            vetëm ti, o im-e dashur net-për-net më 
                            rri larguar 
                          Po çdo ëndërr që më shfaqet 
                            prej skëterrës së pafund 
                            çdo mendim i llaftaruar që më dhemb 
                            e më përtund, 
                            Duke rënë prej së lartash posi pikë 
                            zemërate 
                            T'i përshkohet për-së-thelli bukuris' 
                            së qenies sate. 
                          T'i përshkohet mes-për-mesi dlirësis' 
                            së shpirit tënd, 
                            Ta merr pamjen e fytyrës, bëhet shkronjëz 
                            e kuvend. 
                            Ai del prej shkretëtire ment' e mi të m'i 
                            stolisë 
                            E ka tingull llaftarie, ka verbimin e magjisë, 
                          
                          Ndrin i kthjellët e i pastër si pasqyrëz' 
                            e një kroj 
                            Pa nëm fytyrën tënde ta vështroj... 
                            nuk ta vështroj... 
                          O! fytyr' e vjershëruar që më mbush 
                            me dëshërime! 
                            Q'i fal gaz përjetësie dashuris' së 
                            zemrës sime! 
                            Që më bën kur ment' e mia regëtijnë 
                            varg e varg 
                            Të të ndjej aq fare pranë, të 
                            më jesh aq shumë larg...