1. Gojëdhëna rrëfen 
                            se Jofonti, djali plangrishës i poetit, nga frika 
                            se i ati do t'i linte trashëgim pasurinë 
                            nipit të tij, Sofokliut të ri, të cilin 
                            Sofokliu plak e donte shumë, ngriti kundër 
                            të atit një padijë gjygjësore 
                            me preteksin se i ati kishte roitur nga trutë 
                            dhe nuk ishte në gjendje të gjykonte si 
                            duhej. Poeti paskish thënë në gjyq: 
                            "Në qoftë se jam Sofokli, nuk kam rrjedhur 
                            nga trutë, në qoftë se kam rrjedhur 
                            nga trutë, nuk jam Sofokliu." Dhe për 
                            t'i bindur gjyqtarët se ishte ende i madh, Sofokliu 
                            paskish lexuar para tyre disa vargje nga tragjedia 
                            ende e pashfaqur "Edipi në Kolonë", 
                            që i befasoi të gjithë me bukurinë 
                            e saj.
                          2. në vargjet që do të rrjedhin më 
                            poshtë.
                          3. Hadi, bota e përtejme.
                            4. Ky varg do të thotë se veprën e 
                            Antigonës e pëlqen edhe Kori.
                            5. Në fjalët e Antigonës sintetizohen 
                            tiparet e Kreontit si tiran.