Pas vdekjes së saj, i fejuari, 
                            Hemoni vret veten. 
                          Lajmëtari: 
                          "Hemoni u vra, jo prej dore t'huaj". 
                          KORI: 
                          "Vet' e vrau veten, apo dor'e t'et?". 
                          LAJMETARI: 
                          "Vet'e vrau veten, se ish zemëruar/ kundër 
                            atit tij për vrasjen e vajzës".
                          
                            E ëma, Eridika, kur merr vesh këtë 
                            lajm të kobshëm, vret edhe ajo veten. Kreonti, 
                            i goditur nga tërë këto mjerime që 
                            i ranë mbi krye i dërmuar shpirtërisht, 
                            mallkon fatin e tij dhe kërkon vdekjen.
                          
                            KREONTI
                          Merrmëni,
                            hidhmëni!
                            Jam njeri
                            që s'vlej gjë.
                            I mjeri unë!
                            Unë pa dashje
                            të dy ju vrava;
                            Ty biri im, ti grua ime!
                            I mjeri unë!
                            S'di nga të kthehem
                          të gjitha ç'kisha 
                            m'iknë prej duarsh!
                            Një fat i keq
                            më ra në kokë!
                          Tragjedia mbyllet me një mendim të mençur 
                            të korit, që sintetizon kuptimin e veprës:
                          KORI
                          Gjëja më e parë për të qen' 
                            i lumtur
                            është vërtetë urtia. Hyjtë 
                            dhe hyjnorët
                            duhen respektuar fjalët e mëdha
                            me plagët e rënda q'i sjellin krenarit
                            ia mësojn' urtin, po në pleqëri.