I fejuari i Antigonës, Hemoni, 
                            i thotë të atit, Kreontit, të heqë 
                            dorë nga kokëfortësia, sepse tërë 
                            qyteti është me Antigonën.
                          HEMONI
                          Hyjtë, o im atë, njerëzve u dhanë
                            mendjen q'është m'e vyer se çdo gjë 
                            në botë.
                            Unë nuk mundem, as edhe nuk e di
                            që të them se fjalët e babait tim
                            nuk janë të drejta, mirë po e drejta
                            si nuk mund të gjendet edhe tek një tjetër?
                            Unë, si yt bir, e kam për detyrë
                            të vëzhgoj, të sillem edhe të 
                            përgjoj
                            ç'thonë kundër teje njerëzit 
                            e qytetit,
                            ç'farë bëjnë vallë, c'far' 
                            ankimesh kanë;
                            Sepse, o im atë,
                            syri yt tmerronjës nuk i le të thonë
                            fjalë të këtilla që ty s't'i ka 
                            ënda.
                            Lehtë është për mua të dëgjoj 
                            në t'errët
                            si për këtë vajzë qan qytet'i 
                            gjithë,
                            asnjë faj kësaj nuk i ngarkojnë,
                            po nga gjithë gratë, thonë, vetëm 
                            kjo
                            do të gjejë vdekje të shëmtuar 
                            fort,
                            vetëm se ka bërë punë të 
                            lavdishme,
                            mbasi të vëllanë që u vra në 
                            luftë
                            nuk e la të mbetet krejt i pavarrosur,
                            që ta hanë qentë, qentë edhe shpendët.
                            Pra një vajz e tillë - thonë qytetarët 
                            -
                            Si nuk meriton një nderim të madh?
                          
                            KREONTI
                          Si? Qyteti mua do më mësojë 
                            se si të sundoj?
                          HEMONI
                          Ja tashti s'ke folur si një dja'i ri?
                          Kronoti
                          Këtu kush jep urdhëra? Un' a ndonjë 
                            tjetër?
                          HEMONI
                          Mos qyteti është pron'e një njeriu?
                          KREONTI
                          Or shumë i dobët, i bën gjyq t'yt 
                            eti?
                          HEMONI
                          S'e sheh që gabon dhe nuk je i drejtë.
                          Kreonti
                          Gaboj pse nderoj praimet e mia?
                          HEMONI
                          Jo, sepse i shkel të drejtat e hyjve.
                            ………………………………..
                          ANTIGONA
                            Strofë I
                          Shih-më-ni o qytetarë,
                            ju t'atdheut stërgjyshor!
                            Her' e fundit është kjo
                            që po shkoj në këtë udhë.
                            ja sot për të fundit herë
                            po e shoh dritën e diellit,
                            që s'kam për ta parë më;
                            sepse Hadi që çel dyert
                            për të gjithë njerëzinë,
                            po me shpie mua të gjallë
                            për në buzë t'Akerontit,
                            mua që martesë s'pashë,
                            që s'dëgjova të buçasin
                            këngë dasme rrotull meje,
                            që do marr për burrë eh!
                            Akerontin, un'e shkreta.
                          KORI
                          Ti në këtë shpellë,
                            ku të gjithë nisen,
                            njerëzit e vdekur,
                            po zbret e nderuar,
                            zbret e lavdëruar;
                            s'të pushtoi lëngata,
                            s'të ka prerë shpata;
                            vetëm ti nga gjithë 
                            njerëzit e vdekshëm
                            shkon te Hadi drejt,
                            shkon e gjall'e, lirë.