Anton Pashku

 

 


 

Klithma

Terri u derdh, e një rrigë e praruar e rrezëve të hënës e lau kreshtën e malit, luginën dhe u ngrit poshtë, atje mbi syprinën e lëmuar të lumit që rimon buzët dredharake të fushës. Çdo gjë është lidhur e shtrënguar mirë e mirë nga penjtë e qetësisë, nga penjtë e kësaj heshtjeje, e cila është e rëndë, e palëvizshme. Edhe qyqja hesht. As bulku nuk dëgjohet. Çdo gjë është strukur në vetvete, është mbyllur e kygur në therrën e gjumit.
E lart, atje lart nëpër hapësirën e kupës së qiellit, një yll noton duke lënë mbas vetes një hark të gjatë vezullues.
Një klithmë u dëgjua!
Korbi krokati.
E penjtë e qetësisë u prenë si me shpatë.
Lisat e gjatë, që duken si fantazma të trishtueshme, shushuruan. Edhe qyqja kukati tri herë. As bulku nuk mbeti pa lëshuar zë.
Kurse hëna ndali rigën e praruar të rrezeve të veta. Ajo u fsheh mbas një reje me skaje të grisura. Nuk desh të shihte krimin, nuk desh të përlyhej nga pikat e gjakut që i lëshonte prerja e korbit.
Një hije, si hije vdekjeje, kaploi vendin.
---------------------------------------------------
Edhe në këtë prozë poetike detajet janë të gjitha simbole. Është viti i terrorit që policia serbe ushtronte mbi popullatën shqiptare në emër të "mbledhjes" së armëve. Është koha e shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve prej trojeve të vera, koha e krimeve të shumta mbi Kosovën. Në këtë natë të gjatë kosovare A. Pashku rrëfen përmes gjuhës ezopike: nata, korbi, krokatja etj. Dëshmitarët "flasin" secili me gjuhën e vet... Dhe brenda "kaq pak hapësire" shkrimtari arrin të artikulojë e të portretizojë rrënqethshëm terrorin dhe krimin jo vetëm në Kosovë, por të arrijë në një shkallë të lartë përgjithësimi.
Bota është mbushur me dhunë dbe urretje, si duhet të shpëtojmë nga kjo?!, duket sikur klith shkrimtari.


1937 - 1995

Jeta dhe Vepra

Hyrje

Analiza

Në Stuhi
Kulla
Klithma

Dramat

Sinkopa

Romani "Oh"

Fragment

Gof

Fragment

Në Stuhi

Fragment

Klithma

Fragment