Anton Pashku

 

 


 

Klithma

Te tregimi "Klithma" mozaiku dhe detajet janë pak më të bollshme: terri, hëna, kreshta e malit, lumi; të gjitha të mbërthyera nga telat e heshtjes. Heshtin qyqja dhe bulku, ndërsa lart, i paarritshëm, ylli.
Në këtë univers të ngujuar të acarit, shpërthen thekshëm klithja që çan hapësirën e tendosur nën ankthin e përgjithshëm. Dhe dëgjohet krrokama e korbit. Trandet gjithësia nga kjo klithje: paskësh ndodhur krimi! Hëna fshihet: të mos jetë dëshmitare. Hija e vdekjes e kaplon vendin (Truallin?)...
Në të dyja rastet, data në fund të tekstit është jo vetëm çast i rëndësishëm, por, do të thoshim, përbërës i barabartë në shumësinë narrative. Bëhet fjalë për jehonën e aksionit famëkeq, tragjik për Kosovën dhe shqiptarët: aksionin e UDB-së për mbledhjen e armëve, një nga terroret më të egra që u pasua me disa qindra mijëra shqiptarë të shpërngulur me dhunë drejt Anadollit të Turqisë. Ky krim, duke u artikuluar si shqetësim i shkrimtarit, mbetet si dëshmitari më i fuqishëm i kësaj tragjedie. Si çdo krijues i madh, Anton Pashku ishte i pakapshëm për deshifrimet dhe interpretimet banale të çensurës komuniste antishqiptare. Në artin e vet letrar, gjatë tërë jetës, krimin e ushtruar në vendin e vet, në Kosovë, Pashku do ta stigmatizojë në shkallë universale, siç ndodh me artin e madh.


1937 - 1995

Jeta dhe Vepra

Hyrje

Analiza

Në Stuhi
Kulla
Klithma

Dramat

Sinkopa

Romani "Oh"

Fragment

Gof

Fragment

Në Stuhi

Fragment

Klithma

Fragment