Vetat: Pushteti, Dhuna, Hefesti, Prometeu, 
                            Kori i nimfave Oqeanide, Oqeani, Ioja, Hermesi
                          Vepra fillon me Prologun, ku na shfaqen së pari 
                            Hefesti, Pushteti dhe Dhuna, të cilët kanë 
                            sjellë Prometeun të lidhur në pranga. 
                            Për ta mbërthyer te një shkëmb 
                            i thepisur është ngarkuar Hefesi, perëndia 
                            e zjarrit dhe farkëtarisë. Urdhërin 
                            e rreptë të Zeusit, siç thotë 
                            ai, e ka të rëndë ta zbatojë.
                          
                          PROLOGU
                          PUSHTETI
                          Arritëm te më i largëti, cep'i dheut,
                            këtu, në malet e Skithis(2) së shkretë
                            ku këmba e njeriut nuk shkeli kurrë.
                            Tani, Hefest, ti duhet të zbatosh 
                            atë që do yt atë; e mbërthe
                            Këtë rrebel mbi shkëmin e thepisur,
                            aty shpejt lidhe me vargonj të fortë
                            e të pathyeshëm. Ai ta vodhi zjarrin,
                            burimin e cdo mjeshtrie, stolinë tënde
                            plot me shkëlqim dhe njerëzve ua dha.
                            Për një mëkat të tille atë 
                            hyjnitë
                            do ta ndëshkojnë rreptë; të mësojë
                            si tiranisë së Zeusit t'i përulet
                            dhe dashurinë për njeriun ta harrojë!
                          
                          
                          
                          
                          HEFESTI
                          
                          Ja dy, Pushet e Dhunë, e kryen punën.
                            Të rreptin urdhër Zeusit ia zbatuat. 
                            Po unë, vallë, a do të guxoj
                            këtë hyjni, gjini e soj të afërt,
                            mbi shkëmbin, që e rrahin pa pushim
                            stuhitë e shqotat, ta mbërthej?
                            O zemër, bëhu trime, që vullnetin 
                            e rreptë të tim eti ta zbatoj!
                            (Prometeut)
                          O bir i mençur i Temidës s'drejtë,
                            pa dashjen time, për të keqen tënde.
                            Do të mbërthej në këtë shkëmb 
                            të shkretë,
                            ku as fytyrë, as fjalë prej njeriu
                            nuk do dëgjosh, nuk do shikosh, ku dielli
                            lëkurën krejt do ta përcëllojë.
                            I lumtur do të jesh, kur dritën e ditës
                            me gunë të larme nata do mbulojë,
                            kur brymën dielli prap' n'agim do shkrijë,
                            mundimi i përjetshëm do të brejë,
                            se edhe s'të ka lindur shpëtimtari,
                            na dhe shpërblimin e njeridashjes sate!
                            Vet' zot, përbuze zemërimn e rëndë 
                            
                            te hyejve të tjerë, kur ti njerëzve
                            u dhe me shumë nga ç'e meritonin,
                            mbi shkëmb të shkretë roje do qëndrosh,
                            pa thyer gjunjët, sytë pa i mbyllur,
                            dhe mijëra ankime të përvajshme
                            ti erës krejt me kot do t'i drejtosh,
                            se Zeusi s'ka mëshirë e kurrë nuk zbutet
                            i ashpër është çdo sundimtar 
                            i ri.
                          PUSHTETI
                          Hej, c'pret? Për të pse po tregon mëshirë?
                            Nuk e urren një hyjni që gjithë 
                            hyjnitë nuk e shohin dot me sy?
                            Thesarin tënd ai njerëzve ua dha!
                          ………………………………….
                          HEFESI
                            Gjithnjë ke qënë zemërgur, i ashpërt.
                          PUSHTETI
                          Aherë luaji duart! Mbërthe rebelin
                            në pranga, të shohë yt atë që 
                            s'rri kot!
                          HEFESI
                          Veshtor, ja, gati krejt i kam prangat,
                          PUSHTETI
                          Në duar t'ia shkosh! Cekiçin ngri, godit.
                            Godit më fort! Në shkëmb mbërthe 
                            keqbërësin!
                            ………………………………….
                          PUSHTETI
                          Tani pa merre shufrën majëmprehtë
                            dhe tepërtej në kraharor t'ia ngulësh!
                          HEFESI
                          Medet, për vuajtjet e tua qaj, Promete!
                          PUSHTETI
                          U squlle! Qan për një armik të Zeusit?
                            Shiko mos derdhësh lotët ti për veten!
                            …………………………………..
                          HEFESI
                          Cdo gjë u krye bukur fort dhe lehtë.
                            …………………………….
                          PUSHTETI
                            (Prometeut)
                          Tani shit mend po deshe dhe shko vidh
                            thesarët e hyjnive për të vdekshmit!
                            Të shohim , do të të ndihmojnë 
                            njerëzit
                            për të shpëtuar nga vuajtjet? Ty më 
                            kot 
                            parashikues - mentar hyjnit' të quajnë.
                            Parashiko tani shpëtimin tënd!
                            (Largohen, Hefesti, Pushteti dhe Dhuna)
                          Prometeu
                            (I mbërthyer në pranga)
                          Etër qiellore dhe erë krahëshpejtë,
                            o ju, burime lumenjsh të rrëmbyer,
                            hare plot drit' e dallgëve të detit.
                            Ti mëmë tokë dhe ti disk i diellit
                            që sheh cdo gjë - juve po ju thëras!
                            Pa shihni, shihni ju një perëndi
                            se ç'po pëson nga prëndit' e tjera!
                            Vështroni ç'poshtërim po më 
                            bëjnë!
                            Ja, unë do të vuaj kështu për 
                            shekuj, 
                            me radhë, miliarda - miliarda shekuj. 
                          Se zot' i ri(3) i hyjeve të lumë
                            më vu në pranga plot me turp. Medet!
                            Për vuajtjet sot po ulërij
                            dhe për mundimet që më vijnë nesër,
                            mjerimet, vall' a kanë një fund për 
                            mua?
                            Por, jo? C'po flas kështu, kur fare mirë
                            të ardhmen un' e di që më përpara?
                            Asnjë mjerim s'më vjen krejt papandehur
                            dhe duhet lehtë shortin ta duroj,
                            e di, nuk mposhtet forc' e fatit kurrë!
                            por as të flas e as të hesht nuk mundem
                            për shortin tim, i heq këto mundime
                            se vodha zjarrin, fshehur në kallam.
                            Dhe njerëzve ua dhash' si dhuratë
                            të çmuar q'u bë për ta mësues 
                            i arteve,
                            i çdo mjeshtërie e mjet për të 
                            jetuar.
                            Ja, për këtë mëkat nën qiell 
                            të hapur
                            në pranga me mbërthyen. Ah, un' i mjeri!
                            ……………………………….
                            Vështromëni, pra, mua një zot,
                            në pranga të mbërthyer, fatkeq,
                            por veç krenar armik i Zeusit
                            dhe i të gjitha perëndive
                            që kërrusin qafën para tij!
                            Dhe vetëm sepse njerëzit desha
                            tej masës. Oh, i mjeri une!