Lluka Perone

 

 


 

Trimi çekosllovak qan lirinë

Bulara shkrepi një yll
e nj'avlaq zjarri
zgjati nga lindja
Në vezullim porseksa
hije acari të kanosura
që vijnë përpara tek nata.
Një mendim mashtrues pata,
U taraksa:
hekurat e huaj shkelën mëmëdhenë..
Zemra te stamahij m'u akullua,
te goja m'u shua gaz i ri…
Të thërriturat dhe vajtimet e mi
biren të mbuluar
nga të kërsiturat
shurdhore të çingulve shkelsore.
Nata u terratis,
me gjak asfalti u potis.
Spera e lirisë
për një çast dritsoi
zbrastin' e thellë t'errësisë.

------------------------------------------------------ Koment
Poezia i kushtohet revoltës antikomuniste të popullit Çek, që u shtyp me gjak nga tanket sovjetike. Kjo lëvizje u quajt "Pranvera e Pragës".

1920

Jeta dhe Vepra

Poezi
Malet nuk po tunden kurrë