Lluka Perone

 

 


 

Malet nuk po tunden kurrë

Lisi nuk bën hijenë gjithmonë mga nj'anë,
zogu nuk bën folenë gjithmonë në një degë,
dielli nuk perëndon prapa një maje,
lumi nuk rrjedh gjithmonë i drejtë,
njeriu nuk rri gjithmonë i trim,
qetë mbë lëm' nuk kthejnë nga nj'anë,
ajri nuk fryn gjithmonë ka një vend,
e fryn e fryn pastaj ka të humbet.
Malet nuk tunden kurrë,
si kurrë nuk tundet liria.

------------------------------------------------------ Koment
Pak vargje që thonë artistikisht një të vërtetë të madhe për shqiptarët, vendosmërinë e tyre për të jetuar të lirë.

1920

Jeta dhe Vepra

Poezi
Malet nuk po tunden kurrë