Esat Mekuli

 

 


 

Vdekja e Ditës

Dielli n'perëndim
N'zjarrin flakrues
U dogj…

Dhe çdo gja u trand,
u pikllue
n'vaj për të.

N'arkivolin e heshtjeve t'muzgut,
n'dhimbje bonjake
sonte,

i dashtuni, i yni,
me lot t'pastër
u vajtue:

Psherëtima e gjethit t'barit
dhe d'nesa e prajshme e erës
me pikllim zemrën e poq…

Dielli sonte
n'zjarrin flakrues
u dogj.


------------------------------------------------------ Koment
Ndjenja e trishtimit përshkon këto vargje që na japin një pikturë plot ngjyra të gjalla të perëndimit të diellit. Ashtu siç ndodh me të gjitha peisazhet e paraqitur nga artistët, në qendër, në të vërtetë nuk është natyra, por vetë uni i artistit që sheh e vlerëson këtë natyrë.

1916 - 1993

Jeta dhe Vepra

Poezi