Vjeshtë në natyrë dhe 
                            vjeshtë ndër ftyra tona,
                            Afshon erë e mekun, lëngon i zymtë 
                            dielli,
                            lëngon shpirt' i smum ndër krahnore tona,
                            dridhet jet' e vyshkun ndër gemba të një 
                            plepi.
                          Ngjyrët e verdha lozin në vallen e fundme 
                            
                            (dëshirë e marrë e gjethve që 
                            një nga një vdesin!)
                            Gëzimet, andjet tona, dëshirat e fundme
                            nëpër balta të vjeshtës një 
                            nga një po shkelin.
                          Një lis pasqyrohet në lotin e qiellit,
                            tundet dhe përgjaket në pasion të viganit:
                            "Jetë! Jetë unë due!" - e 
                            frymë merr prej fellit,
                            si stuhi shkyn ajrin... por në fund ia nis vajit.
                          Dhe m'at vaj bashkohet horizont' i mbytun
                            në mjegull përpise. Pemët degët 
                            e lagun
                            me vaj i mshtjellin në lutje por kot! e dinë, 
                            të fikun,
                            se nesër do vdesin... Vall! A ka shpëtim 
                            ndokund?!
                          Mallëngjehet syni, mallëngjehet zemra
                            n'orën e vorresës, kur heshtin damaret,
                            e vorri inaltohet nën qiella ma t'epra
                            me klithëm dëshprimi që në dhimbë 
                            të madhe zvarret.
                          Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë 
                            ndër ftyra tona.
                            Rënkoni dëshirat fëmitë e jetës 
                            së vafun;
                            rënkoni në zije, qani mbi kufoma,
                            që stolisin vjeshtën nëpër gemba 
                            të thamun.