Rini, thueja kangës ma të 
                            bukur që di! 
                            Thueja kangës sate që të vlon në 
                            gji. 
                            Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë 
                            me vrull... 
                            Mos e freno kangën! Le të marri udhë. 
                          
                          
                            Thueja kangës, rini, pash syt e tu... 
                            Të rroki, të puthi kanga, të nxisi 
                            me dashnu 
                            me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga 
                            
                            prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga. 
                          
                          
                            Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi 
                            Kumbi i zanit të përplaset për qiellë 
                            
                            dhe të kthejë prap te na, se hyjt ta kanë 
                            zili 
                          
                            e na të duem fort si të duem një diell. 
                            
                            Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote! 
                            
                            Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.