Thellë në veten teme flejnë 
                            kangët e pakëndueme 
                            të cilat ende vuejtja as gëzimi s'i nxori, 
                            
                            të cilat flejnë e presin një ditë 
                            ma të lumnueme 
                            me shpërthye, m'u këndue pa frigë e 
                            pa zori. 
                          
                            Thelltë në veten teme kangët e mia 
                            jesin... 
                            e unë jam vullkani që fle i fashitun, 
                            por kur t'i vijë dita të gjitha ka me i 
                            qitun 
                            në një mijë ngjyra të bukra që 
                            nuk vdesin. 
                          
                            Por a do të vijë dita kangët me u zgjue? 
                            
                            Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen? 
                            Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue 
                            dhe e ndjej nga Dielli valën. 
                          
                            0 kangët që fleni reliktet e mia 
                            q'ende s'keni prekun as një zemër të 
                            huej, 
                            vetëm unë me ju po kënaqem si fëmia 
                            
                            unë djepi juej; ndoshta vorri juej.