Duke filluar nga Kënga III fillojnë 
                            luftimet. Trojanët, të udhehequr nga Hektori, 
                            sulmojnë akejt. Këtu tregohet luftimi ndërmjet 
                            Menelaut dhe Paridit, i cili mezi shpëton nga 
                            vdekja.
                            Në këngën IV bëhet një armëpushim, 
                            të cilin e prish aleati i trojanëve, Pandari 
                            që plagos me shigjetë Menelaun.
                            Në këngën V tregohen heroizmat e Diomedit, 
                            i cili plagos heroin trojan Enean, dhe vret shumë 
                            trojanë.
                            Në këngën VI grekët kanë 
                            epërsi në luftë. Me interes është 
                            skena ku tregohet motivi i rinjohjes, i përhapur 
                            në poezinë gojore të shumë popujve: 
                            heroi ake Diomedi e ndërpet dyluftimin me kudërshtarin 
                            e tij Glaukun, kur merr vesh se etërit e tyre 
                            paskëshin qenë të lidhur me miqësi. 
                            Midis episodeve të tjera, në këtë 
                            këngë happen disa nga faqet më të 
                            bukura të "Iliadës", si ajo ku 
                            tregohet skena e ndarjes së Hektorit nga e shoqja, 
                            Andromaka, dhe i biri, Astianaksi.