Kënga XXIV
                          Në këtë këngë një atmosferë 
                            thellësisht njerëzore krijon shqetësim 
                            ndërmjet perëndive dhe veçanërisht 
                            te njerëzit më të dashur të Hektorit 
                            të vrarë, për fatin e tij të mëtejshëm.
                            Kënga me vajet dhe fillimin na njeh me mbarimin 
                            e cremonive që u bënë për varrimin 
                            e Patroklit dhe me gjendjen e rëndë psikologjike 
                            të Akilit, të cilit s'i hiqet nga mendja 
                            vdekja e mikut të tij.
                          
                            ………………………….
                            kur i kujtohej, rrëke i rridhnin lotët,
                            Vendi s'e zinte dhe herë në brinjë 
                            sillej,
                            herë në brinjë tjetër, tash përmbys, 
                            tash prapët.
                            pastaj flakrim në këmbë prej shtatit 
                            ngrihej
                            e gjatë bregdetit endej si i shkalluar.
                            e, posa shkrepte drita e parë e Agimit
                            mbi valë e brigje, kuajt e shpejtë i mprehtë,
                            e prapa qerrit lidhte Hektor Priamidin,
                            dhe zvarrë e hiqte tri herë rreth muranës
                            se Menetiadit (18). Pastaj kthehej rishtas
                            brenda në çadër për të 
                            prehur shtatin,
                            duke lënë t'vrarin shtrirë me fytyrë 
                            n'pluhur.
                          Zeusi, i pezmatuar nga kjo pamje e dhembshme, dërgon 
                            Tetidën (19), tek i biri, Akili, t'i thotë 
                            t'i kthejë Priamit trupin e të birit. Po 
                            në këtë kohë niset dhe Priami 
                            dhe shkon tek Akili, të cilin mundohet ta zbutë 
                            duke i kujtuar të atin.