Kënga I
                          Këtu poeti i drejtohet muzës së poezisë, 
                            të këndojë mërinë e Akilit, 
                            të cilin e ka fyer Agamemnoni, duke i marrë 
                            me përdhunë skllaven Briseide.
                          Këndo, hyjneshë, mërin e Akil Pelidit
                            që shumë hidhërime e kobe akejve u 
                            solli
                          Në vargjet mëposhtëm shohim grindjen 
                            midis dy prijësave;
                          Ia priti atij kryeprijsi Agamemnoni:
                            "më kot po rrekesh, o Akil hyjnori,
                            ndonëse dinak, të më mashtrosh me profka, 
                            
                            nuk ma hedh dot, dhe as që do me bindesh .
                            Sa mirë t'ka ënda të mbash plaçkën 
                            tënde,
                            por nuk ke gajle se mbes unë pa timen, 
                            dhe me urdhëruake të heq dorë prej 
                            sajë.
                            Mirë pra, por danajt (2) zemërgjerë 
                            do m'japin
                            një tjetër vashë, pas qejfit do t'ma 
                            zgjedhin, 
                            e asaj që kam të mos i lejë gjë 
                            mangut.
                            E po s'ma dhanë, do t'ia rrëmbej me dhunë
                            vashën Ajaksit ose Laertiadit, 
                            ja madje tënden. Të pëlcasë nga 
                            inati
                            cilidoqoftë, kur në shtator t'i futem.
                            Mjaft kaq, për këtë tjetër herë 
                            do flasim.
                          Nga fjalët që akili i thotë më 
                            poshtë Agamemnonit, kuptohet qartë se lufta 
                            bëhet për plaçkë e grabitje:
                          Zymtë e shikoi Akil këmbëshpejti e 
                            i foli:
                            "o dhelpërak, me paturpësi i mbuluar,
                            po kush nga akejt është gati që t'u 
                            bindet
                            urdhërave të tu, e luan për ty nga 
                            vendi, 
                            o rrëmben armët të luftojnë me 
                            burra?
                            Këtu s'kam ardhur të luftoj pse urreva
                            trimat trojanë, pse faj ata s'më kishin,
                            as kuaj, asgjë ata kurrë s'na grabitën, 
                            
                            e askurrë nga Ftia (3), me banorë e dendur
                            e tokë pjellore, drithë nuk na plaçkitën,
                            se ne me ta kemi ndërmjet shumë male
                            veshur me pyje e detin shungullues.
                            Por t'erdhëm pas, o faqezi pa cipë
                            për t'mirën tënde, që në 
                            vend të çonim 
                            nderin e Atridit Menela ndër teukër,
                            gjithnjë për ty, o turiqen, por t'gjitha 
                            
                            këto ti i shkel dhe i përbuz me urrejtje,
                            dhe më kanosesh të më heqësh dore
                            frytin e djersës derdhur ndër beteja,
                            t'vetmin shërbim që më dhuruan akejt.
                            Sa herë që akej dërrmojnë qytete 
                            teukër (4),
                            unë kurrë nuk marr baras me ty fitime, 
                            sido që barra e kësaj lufte t'egër
                            krahëve të mi më fort se askujt u bie.
                            E kur mes nesh ne bëjmë ndarjen e plaçkave,
                            ty të përket më e madhja e mua më 
                            e vogla,
                            po prapseprapë unë kthehem i kënaqur 
                            
                            tek anijet, i lodhur prej luftimit
                          
                          Kënga II
                          Agamemnoni, para se të fillojë luftën 
                            kundër trojanëve, kërkon të njohë 
                            gjendjen shpirtërore të luftëtarëve:
                          Nëntë vjet të Zeusit (5) tani shkuan 
                            e vanë,
                            n'anije tona s'mbet dërrasë pa u kalbur,
                            litar pa u grirë, e ndërkaq nuset tona,
                            fëmijët e mitur, rrinë duke na pritur
                            në vatrat tona, e kurrë në krye s'po 
                            i dalim
                            synimit tonë që gjer këtu na solli.
                            Ngrehuni t'gjithë e fjalës sime bindjuni,
                            t'ikim me anije n'atdheun tonë të dashur,
                            trojën vigane kurrë nuk do ta mposhtim".
                            Si foli ashtu, të gjithë u prekën n'zemër,
                            parzmat u rrëqethën, kur dëgjuan vendimin:
                            u lëkund mbledhja si të largtat dallgë
                            në det t'ikarjes, kur Veriu e Juga
                            me retë e Zeusit çohen peshë furishëm. 
                            
                            si atëherë kur rrëmbimthi suferina
                            fryn mbi arnajat mbjellur me të lashta, 
                            kallinjtë e artë me kokë përposh 
                            rrëzohen,
                            ashtu në mbledhje u lëkund moria,
                            me ulërima u turrën drejt anijeve,
                            e nën këmbë pluhuri u ngrit mbi log 
                            si reja.
                            N'anije u kapnë duke nxituar shokët e fill 
                            u vunë në det për t'i lëshuar
                            pastruan shtrezet, e përposh anijeve 
                            hoqën mbështetëset; gjer në qiell 
                            ushtonte 
                            vigma e atyre që n'atdhe po ktheheshin.
                          Në këto e sipër ndërhyn hyjnesha 
                            Hera, armike e betuar e janëve.
                          Dhe ajo ditë - kundër vendimit t'afatit-
                            do t'kishte ardhur për danjatë të ktheheshin,
                            sikur Athinës mos t'i fliste Hera;
                            "bijtë e pamposhtëm e Zeusit të 
                            stuhishëm,
                            qysh drejt shtëpive e trojeve të tyre,
                            ikin akejt për shpinë të detit t'gjerë?
                            Si po ia lemë Priamit e trojëve
                            lavdinë e Helenës, për hir të 
                            së cilës
                            larg mëmëdheut mijëra të rinj 
                            argejas
                            në fushë të Trojës jetën 
                            dhanë? Cfarë pret,
                            zbrit fill te danajt me parzmake çeliku,
                            me fjalë lutuese zbute gjithsecilin,
                            dhe asnjë barkë me kiç e bash sqepkrrufe
                            mos e lejo të rrahë shtigjet e detit"
                            foli, e sykaltra fjalën dysh s'ia bëri,
                            vetimë u dergj prej kreshtave t'Olimpit (6)
                            ia behu vrik te anijet e vrullshme akeje.
                            Në këmbë të shtangur Odiseun e 
                            gjeti,
                            atë burrë dinak e t'urtë si Zeusi i 
                            egër.
                            Për varkë të tij të murme me shumë 
                            rrema
                            s'kish gajle fare, por ia ngrinte zemrën
                            një brengë e rëndë, e pranë 
                            duke iu qasur,
                            atij i foli Athina sykaltra;
                            "laertid hyjnori, Odise dinaku, 
                            kështu pa nder n'atdheun tuaj po ktheheni?
                            Qysh po ia lini Piramit dhe trojëve 
                            lavdinë e Helenës, për hir të 
                            së cilës 
                            në fushë të Trojës mijëra 
                            akej dhanë jetën 
                            larg mëmëdheut, e tash të shkojnë 
                            gjakhupës?
                            Pra, ngrehu e rend mes turmave akeje
                            as mos ngurro, me fjalë mikluese zbuti,
                            ushtarët ndali, e mos i lër të hedhin
                            asnjë anije përmbi valë të detit".
                          Odiseu, me të dëgjuar këto fjalë, 
                            i sulmon luftëtarët me të shara e kërcënime, 
                            derisa i detyron të kthehen:
                          
                            Kur shihte kënd nga turma e britur,
                            i vinte pas, me skepëter e godiste
                            rendte duke e sharë: - Mor torro, mshoji vendit,
                            dhe bindju verbtas urdhrave të të tjerëve
                            që ke mbi vete, o burracak i ndyrë,
                            që s'vlen për luftë as për këshill 
                            një pare.
                            Mos vallë secili kërkon mbret të bëhet?
                            Nuk venë mbarë punët me shumë 
                            sundimtarë;
                            sundues të jetë një, mbret një, 
                            veç ai, të cilit 
                            skeptrin e ligjet ia dha Zeusi i mençur".
                          Një skenë me shumë interes është 
                            ajo e luftëtarit Tersit, i cili ngre zërin 
                            e proteston kundër prijësave grekë 
                            që kërkojnë të grabitin e të 
                            pasurohen me anë të luftës.
                            
..
                          Ndenjur të gjithë ndër vende t'veta 
                            u ulën, 
                            e veç Tersiti llafazan gërthiste:
                            "përse ankohesh, o Atrid (7), na thuaj, 
                            
                            më tjetër ç'do? A si ke plot shatorret
                            me tunxh e vasha si perri të bukura,
                            që ne, akejt, më parë për ty i 
                            zgjdhim,
                            sa herë pushtojmë kështjella dhe qytete?
                            A mos lakmon edhe më ar, e mbase
                            pret këtu ndonjë teukër kuajshalues
                            të sjellë shpërblesë nga Ilioni 
                            (8) për të birin
                            zënë rob nga unë o nga një ake 
                            tjetër.
                            Apo lakmon grua të re prapë ndoshta
                            t'bësh dashuri me të në ndonjë 
                            qoshe,
                            qysh nuk ke turp si mbret me qafë të marrësh
                            për qejfin tënd djemat akej? Ju , o danaj, 
                            
                            qenki të ulët, të panderë, jo 
                            burra, 
                            por gra të liga; drejt shtëpive tona
                            ti kthejmë anijet dhe këtë ta lëmë 
                            vetëm
                            këtu në Trojë të gëzojë 
                            pre e plaçka,
                            e ta provojë nëse atij armët tona
                            i vlejnë a jo. Tani ky edhe Akilit,
                            që është më trim, i bëri 
                            dhunë të poshtër,
                            i rrëmbeu vashën dhe e mban për vete.
                            
.
                            Kështu e shau Tersiti Agamemnonin.
                            fill para i doli Odise hyjnori,
                            zymtë e shikoi dhe fjalë të rënda 
                            i foli:
                            "tersit, mbyll gojën, llafazan i prapët, 
                            
                            ti i vetmi dashke të vesh në lojë mbretër.
                            E kush se, ti nga gjithë akejt që Atridëve 
                            
                            u erdhën pas te muret e Ilionit,
                            ti më frikaci. Ndaj, o gojëlëshuar, 
                            
                            ndyrë duke sharë mos u bjer ndesh sunduesve,
                            e mos fut spica për t'u ktyer n'atdhe.