Me dëshirën për t'u 
                            ofruar studentëve shqiptarë një informacion 
                            sa më të detajuar kemi përmbledhur 
                            në këtë rubrikë faqet e internetit 
                            të universiteteve në mbarë botën. 
                            Përmbledhja është shumë e pasur 
                            dhe për arsye sistemi është e ndarë 
                            sipas kontinenteve dhe shteteve të veçanta. 
                            Duke pasqyruar një përmbledhje kaq të 
                            gjerë të universiteteve u japim mundësi 
                            studentëve tanë që të marrin informacione 
                            në mënyrë direkte nga universitetet 
                            për të cilët janë të interesuar. 
                            
                            Programet mësimore, profilet, pagesat, bursat, 
                            kontaktet, e shumë e shumë informacione 
                            të tjera që mund të përmbushin 
                            kërkesat dhe nevojat tuaja janë në 
                            këtë rubrikë të renditura në 
                            menute majtas dhe djathtas faqes.
                          Një hap me rëndësi 
                            do të jetë edhe diskutimi i studentëve 
                            në forum për krijimin e një rrjeti 
                            kontaktesh ndërmjet studentëve shqiptarë 
                            të shpërndarë nëpër universitetet 
                            e botës. Do të gjejnë këtu një 
                            hapësirë të nevojshme për të 
                            shkëmbyer informacione dhe eksperienca kushdo 
                            që do të kërkojë kontaktin me 
                            bashkëatdhetarët e vet në tërë 
                            botën.