Petro Marko

 

 


 

Horizonti Poetik

Në radhë të parë Petro Marko është një prozator i madh; romanet e tij pasuruan traditën letrare të prozës shqiptare, duke i siguruar atij një vend nderi në të. Po P.Marko shkroi dhe botoi shumë poezi nëpër faqet e shtypit, të gazetave e revistave letrare. Krijimtaria poetike e P.Markos përmblidhet në vëllimin me poezi "Horizont", i cili u botua në vitin 1959. Ky libër u ribotua dhe në Prishtinë në vitin 1972. Poezia e P.Markos shquhet nga njëra anë për notat e dhembjes, shqetësimeve ndaj vuajtjeve individuale dhe kolektive nga ana tjetër ajo vlon nga protesta kundër padrejtësive shoqërore të kohës. Gjithashtu në këtë poezi është i pranishëm toni luftarak që lidhet me poezitë e frymëzuara nga koha e Luftës së Spanjës:

Madrit!
Më thirre?
Erdha!

Në këto poezi mbizotëron vargu i shkurtër si dhe përdorimi i dendur i shenjave të pikësimit. Ashtu siç ishte jeta e poetit me frymëzimin e një zjarri të brendshëm internacional, ashtu dhe poezia e tij trumbeton këtë frymë vëllazërimi e bashkimi që i kapërcen caqet nazionale
Njohja e disa gjuhëve të huaja dhe kontakti drejtpërdrejt me poezinë moderne bëri që P.Marko të përpunonte vargun poetik, të sofistikonte e metaforizonte nëntekstin e poetikës së tii. Kështu në poezitë që nga kritika mbahen më të mirat si Tri fattbënat, Vdekja lind, Kënga e valës, etj. poeti krijon atmosferë poetike me raportet jetë-vdekje, ëndërr-zhgjëndër, shpresë-iluzion etj. Në poezinë e tij shpesh bie në sy ndikimi nga mitologjia shqiptare apo modele të poezisë popullore, veçanërisht të vendlindjes (Labërisë).
Pavarësisht se P.Marko solli frymën e tij originale në poezinë shqiptare, ai mbetet i madh me prozën e tij romanore.


1913 - 1991

Jeta dhe Vepra

Analiza
Hasta la Vista
Nata e Ustikës
Një Emër në Katër Rrugë