Faqja Kryesore  >> Shtypi  >> Shtypi Shqiptar
 

Shtypi Shqiptar

   
   
   
   
   
 

 


 

Hyrje

Në këtë rubrikë ju do të keni mundësi të ndiqni të rejat nga Shqipëria, rajoni dhe bota nëpërmjet shtypit. Përpara jush keni me mijëra e mijëra gazeta nga e tërë bota dhe mbi 100 gazeta shqiptare. Agjensi të ndryshme lajmesh, Televizione, Radio nga të tëra viset shqiptare i kemi mbledhur në këtë faqe me qëllim që vizitori ynë të ketë një zgjedhje sa më të pasur. Mund të komunikoni edhe ju drejtpërdrejtë me botuesit shqiptarë nëpërmjet të dhënave që ne kemi vendosur në këtë rubrikë. Përveç kësaj do të keni mundësi të komunikoni edhe me gazetat e huaja pasi lidhja jonë ju çon direkt në faqet zyrtare të gazetave më të njohura të çdo shteti. Kemi pregatitur pra një botë të tërë informative të organizuar në ndarje sipas kontinenteve. Ndërsa përsa përket shtypit shqiptar, ndarja është bërë në bazë të viseve të banuara nga shqiptarët. Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Diasporë. Nuk e kemi bërë këtë ndarje për të thelluar kufijtë që ekzistojnë ndërmjet trojeve shqiptare, por që vizitori të shkojë direkt në drejtimin e interesuar. Sado që ne jemi munduar të përmbledhim në këtë faqe gjithçka që kemi mundur të gjejmë në internet, përsëri e kemi të qartë që nuk kemi mundur të vendosim gjithçka që ekziston për Shqipërinë në këtë drejtim, ndaj kërkojmë ndihmën tuaj për ta pasuruar së bashku akoma dhe më shumë këtë rubrikë në mënyrë që asgjë gazetë shqiptare të mos qëndrojë jashtë vëmendjes sonë të përbashkët.


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003