Dritëro Agolli lindi në 
                            Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet 
                            e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin 
                            e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft 
                            traditë. Studimet e larta për letërsi 
                            i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë 
                            kohë gazetar në gazetën e përditshme 
                            "Zëri i popullit", dhe për shumë 
                            vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve 
                            dhe Artistëve të Shqipërisë. Për 
                            tridhjetë vjet me radhëDritëro Agolli 
                            u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është 
                            mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: 
                            poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë 
                            filmash etj. Është fitues i disa çmimeve 
                            dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më 
                            të rëndësishme të tij janë 
                            përkthyer në Perëndim e në Lindje. 
                            Dritëro Agolli hyri që në fillim në 
                            letërsinë shqiptare (vitet'60) si një 
                            protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën 
                            e së ardhmes. Në veprën e Agollit e 
                            pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari 
                            dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli 
                            i bë poeti i tokës dhe i dashurisë 
                            për të, shkrimtari i filozofisë dhe 
                            i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro 
                            Agollit krijoi traditën e re të letërsisë 
                            shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet 
                            përballë botës së madhe. Shkrimtar 
                            i madh i një "gjuhe të vogël", 
                            ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, 
                            sa dhe në metropolet e kulturës botërore. 
                            Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet 
                            '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë 
                            të re, sido që u diskutua mjaft edhe për 
                            rimën dhe ritmin, për vargun e lirë 
                            dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" 
                            e poezisë. Më shumë përvoja e 
                            tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që 
                            të ndryshohej rrënjësisht tradita e 
                            vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq 
                            në letërsi si një autor me kërkesa 
                            të larta për poezinë. Ai synoi një 
                            poezi më të përveçme, me më 
                            shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë 
                            e "un-it", përkundër poezisë 
                            së "ne-ve", që shkruhej "për 
                            të bashkuar masat".
                            Agolli krijoi një model të ri vjershërimi 
                            në problematikë dhe në mjeshtërinë 
                            letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale 
                            të poezisë me mënyra të reja të 
                            shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, 
                            mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë 
                            janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia 
                            e tij.
                            Në prozën e tij Agolli solli risi lo vetëm 
                            në strukturën narrative, por dhe në 
                            galerinë e personazheve të veta. Ata lanë 
                            sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, 
                            sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë 
                            aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur 
                            popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë 
                            përgjithësisht tërë veprën 
                            letrare të Agollit sot për sot ndër 
                            më të lexuarën.