Azem Shkreli zë vend në 
                            krye të poezisë aktuale shqiptare. Krahas 
                            cilësisë, poezia e Shkrelit shënoi 
                            kthesë në rrjedhat e poezisë në 
                            Kosovë: e zgjeroi spektrin tematik; e subjektivizoi 
                            dhe intimizoi heroin lirik dhe çka është 
                            më me peshë, solli një ndjesi të 
                            re, të mprehtë ndaj gjuhës, ndaj fjalës. 
                            Kështu, ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë 
                            së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar 
                            me patosin e euforisë kolektive.
                          
                            Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë 
                            të Pejës. Shkollën fillore e kreu në 
                            vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai 
                            vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar 
                            fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe 
                            të letërsisë shqipe. Për shumë 
                            vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së 
                            Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i 
                            Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues 
                            e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën 
                            e vitit 1997.
                            Ka botuar këto vepra në poezi Bulzat (1960), 
                            Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë 
                            prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi 
                            i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë 
                            me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në 
                            prozë: Karvani i bardhë (1961), Sytë 
                            e Evës (1975), Muri përfundi shqipes Shtatë 
                            nga at, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes 
                            (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer 
                            në shumë gjuhë të huaja.
                            Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që 
                            përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, 
                            shënonte njëkohësisht kthesën 
                            e parë drejt hapjes dhe modernizimit të 
                            poezísë shqipe të Pasluftës. 
                            Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet 
                            e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë 
                            vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra 
                            vepër poetike në tjetrën, deri në 
                            atë të fundit, që e la dorëshkrim 
                            "Zogj dhe gurë", botuar më 1997.
                          Veprimtaria në poezi dhe në prozë 
                            e Azem Shkrelit në fund të viteve pesëdhjetë 
                            dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon 
                            kthesë cilësore dhe kthesë në 
                            praktikat krijuese letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, 
                            si gjimnazist, Azem Shkreli, ka mundur të lexojë 
                            nga letërsia e kohës në gjuhën 
                            shqipe një poezi tematikisht të kufizuar, 
                            me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor 
                            pa origjinalitetin e duhur. Në prozë gjendja 
                            ishte edhe më e varfër. Me përjashtim 
                            të ndonjë emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak 
                            prozë e autorëve jo fort të talentuar, 
                            kryesisht trajtonte tematikën e luftës dhe 
                            të fitores përmes rrëfimit klishe bardh 
                            e zi dhe të metodës së realizmit socialit.
                            Kështu Azem Shkreli shënoi kthesën 
                            e parë më të rëndësishme 
                            në poezi, në radhë të parë, 
                            duke e çliruar Unin lirik intim nga ai kolektlv, 
                            duke selitur në të temën e dashurisë 
                            për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun 
                            e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe 
                            të lashtësisë, dashurinë për 
                            vashën, lirikën peizazhiste, etj. Nga ana 
                            tjetër thyerjen e parë të madhe në 
                            letërsinë shqiptare, kosovare, Shkreli e 
                            bëri me romanin "Karvani i bardhë" 
                            si edhe me tregimet e përfshira në vëllimin 
                            "Sytë e Evës", që qëndrojnë 
                            ndër më të realizuarat në prozën 
                            tonë të shkurtër...