Veprimarinë letrare Stërmilli 
                            e filloi si tregimtar dhe dramaturg. Në dy dramat 
                            e para ai trajtoi probleme të lëvizjes atdhetare 
                            shqiptare të krahinës së Dibrës. 
                            Më 1936 ai botoi ditarin "Burgu" qe 
                            e kishte mbajtur gjatë kohës që ishte 
                            i arrestuar. Po atë vit botoi veprën e tij 
                            më të mirë, romanin "Sikur të 
                            isha djalë", që e bëri atë 
                            menjëherë të njohur.
                            Më pas shkroi edhe një sërë veprash 
                            të tjera të cilat mbetën dorëshkrim. 
                            Midis tyre mund të përmendim ditarin e mbajtur 
                            gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare 
                            "Shtigjet e lirisë" dhe romanin "Kalorësi 
                            i Skënderbeut", botuar pas Luftës. 
                            Po sidoqoftë, këto vepra janë nën 
                            nivelin e romanit "Sikur të isha djalë" 
                            dhe nuk patën shumë jehonë.
                            "Sikur të isha djalë", në 
                            vitet `30 në Shqipëri, në kuadrin e 
                            lëvizjes demokratike u zhvillua edhe lëvizja 
                            për emancipimin e gruas shqiptare. Problemi i 
                            prapambetjes, i marrdhënieve patriarkale, konservatore 
                            në shoqërinë shqiptare, i mungesës 
                            të së drejtave të gruas, i jetës 
                            tragjike të saj, u trajtua mjaft në letërsi 
                            dhe në shtyp.