Faqja Kryesore  >> Letersi  >> E Bejtexhinjve  >> Sulejman Naibi
 

Sulejman Naibi

 

   E Vjetër

 
 

Ju ndodheni ketu E Bejtexhinjve

 
 

   E Rilindjes

 
 

   E Pavarësisë

 
 

   Moderne

 
 

   Antike Greke

 
 

 



Autorët e kësaj periudhe

 

  Nezim Frakulla

 
 

Ju po shikoni kete autor Sulejman Naibi

 
 

  Hasan Zyko Kamberi

 


 

Hyrje

Midis poetëve bejtexhinj, që u shqua në shekullin XVIII, është edhe Sulejman Naibi. Ai ishte nga Berati dhe jetoi e vdiq aty duke qenë bashkëkohës me Nezim Frakullën.
Sulejman Naibi ka shkruar një divan në shqip por kopja e plotë e tij nuk është gjetur. Krijimtarinë e tij e njohim vetëm përmes 4-5 vjershave në dorëshkrim. Megjithatë, ato e paraqesin si një nga bejtexhinjtë më të talentuar, me frymëzim e kulturë poetike. Karakteristikë për vjershat e Naibit është lirizmi i këndshëm, që u jep atyre ngrohtësi.
Ai i këndon vashës së bukur, natyrës, dhe ëmbëlsisë së jetës. Përmes një figuracioni të pasur e plot ngjyra të gjalla, Naibi e jep me shumë natyrshmëri bukurinë e femrës, ndjenjën e dashurisë. Vjershat e tij janë shumë afër natyrës së këngëve popullore edhe ndonjëra prej tyre si: "Mahmudeja e stolisurë këndohet edhe sot në Elbasan e në Berat. Ja disa vargje të saj;

Këjo sevdaja e insanit(1)
Gjallë njerinë ç'e përvëlon,
Mahmudeja e Sulejmanit
Me gazep sokakut shkon.
Jelek kadife veshurë
Si mosnjeri në këtë dhè,
me buzë duke qeshurë,
ç'të ka hije moj Mahmude!

Veçanërisht e bukur dhe e frymëzuar është vjersha "Si kandil i djegurë , me një figuracion të pasur e plot ngjyra.

Cullufet e tua-lulet e zymbylit,
je vet'bukuriae kopshtit ku ke hyrë,

Pra, ka hak bilbili të shikonj' me sy,
ta lër trëndafilin, të këndonj' për ty.

Të këndoj për buzët të kuqe shafran,
të këndonj' për ballin, që nuk zihet kurrë

Në krijimet e Naibit bie në sy se gjuha është më e pastër, pa shumë fjalë orientale, si te bejtexhinjtë e tjerë. Ky kujdes i Naibit duhet të ketë qenë i vetëdijshëm. Naibi ka përdorur tetërrokshin dhe dymbëdhjetë rrokëshin.
Në rrymën e bejtexhinjve Sulejman Naibi mbetet në shkallën e një liriku me talent të vetëdijshëm.


Viti: 1772

 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003